Qyteti australian i Sidneit ka përjetuar këtë të diel motin e tij më të nxehtë në 79 vjet, me temperatura që arrijnë deri në 47.3C.
/Shqiptarja.com
Në Penrith, në perëndim të Sidneit, banorët u shpërngulën pasi erdhi vala e nxehtësisë.
Temperatura e së dielës mbetët më e larta e rregjistruar që prej vitit 1939 ku arriti në 47.8C, e cila konfirmohet nga Zyra e Meteorologjisë së vendit, ndërsa rreth 7,000 vende në të gjithë Uellsin e Ri Jugor mbetën pa energji elektrike, për shkak të nxehtësisë.
Një ndeshje tenisi u ndërpre gjithashtu për shkak të temperaturave të larta në fushë. Lojtarët që morën pjesë në turneun ndërkombëtar të tenisit në Sidnej u detyruan të largohen nga fusha nga organizatorët e ngjarjes pasi temperaturat tejkaluan 40C.
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com







