Aktorja britanike, 30-vjeçarja Siena Miller është shtatzënë. Lajmi është publikuar nga “US Weekly”, ndërsa konfirmimi zyrtar është bërë nga motra e aktores në faqen personale në Twittet, ku ajo falenderon disa miq të përbashkët për urimet. Babai i fëmijës është aktori Tom Sturridge, i cili siç raportojnë mediat edhe pse më i vogël se Miller ka vendosur të bëhet baba duke i hapur kështu rrugën karrierës drejt Hollywood-it. “Ata kaluan një javë pushimesh në Paris dhe kur u kthyen në Londër na treguan për lajmin, por nuk kanë në plan të martohen”-mësohet të kenë thënë miq të çiftit. Miller pas ndarjes nga Jud Law, është pare nën shoqërinë e Sturridge, ndërsa në gusht ata vendosën të jetonin në një shtëpi në Londër të cilën e blenë plot 45 milionë dollarë.
/Shqiptarja.com









