E pranishmë në një mbrëmje gala mbajtur në New York, për herë të parë aktorja Sienna Miller u shfaq me pamjen e re, atë të shtatzënisë. Sienna Miller u shfaq në "Changing Face of Beauty", me një fustan të gjatë të zi puthitur pas trupit, i cili e theksonte barkun e saj. Aktorja shkëlqente nga lumturia, sidomos pas lajmit që qarkulloi pas Krishtlindjes se u fejua me Tom Sturridge, me të cilin pret fëmijën e parë. Megjithatë, sipas mediave amerikane, aktorja e bukur erdhi në ngjarjen gala pa gjysmën e saj të fortë. Zëdhënësi i Sienna Miller ende nuk dëshiron të bëjë deklarata në lidhje me jetën private të klientes së saj. Një gjë është e sigurt, Siena po kënaqet duke u përgatitur për rolin e nënës, ndërsa pritet të lindë në muajin korrik.
/Shqiptarja.com












