‘SIGAL UNIQA Group Austria”, feston 25-vjetorin e themelimit me koncert në Teatrin e Operës

Kompania më e madhe  e sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria, festoi mbrëmjen e djeshme 25-vjetorin e themelimit.

Në një koncert festiv në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, i ideuar në atë formë që të përfaqësonte të trija shtetet ku është prezent Grupi SIGAL UNIQA, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, qindra të ftuarit shijuan interpretimet magjike të tenorit me famë botërore Ramë Lahaj, sopranos Ulpiana Aliaj, këngëtares nga Maqedonia e Veriut Karolina Goçeva dhe Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve.

Koncerti u moderua nga dyshja Ardit Gjebrea-Fjoralba Ponari, ndërsa nuk mungoi edhe shfaqja e një dokumentari ku u shfaq i gjithë rrugëtimi 25-vjeçar i SIGAL UNIQA-s.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse Avni Ponari, themelues dhe CEO i SIGAL UNIQA, bëri një rezyme të të gjithë ecurisë gjatë këtyre 25 viteve, idetë e para të themelimit, vështirësitë që kishte ky udhëtim në hapat e parë dhe arritjet gjatë këtij çerekshekulli, të cilat e bëjnë SIGAL UNIQA Group Austria-n lidere të sigurimeve në të trija shtetet ku operon, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

I ftuar në event ishte edhe CEO i “UNIQA Insurance Group”, z.Andreas Brandstetter, i cili foli me superlativa për punën dhe arritjet e SIGAL UNIQA gjatë 25 viteve, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

E themeluar në Shkurt 1999 dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group” prej vitit 2007, SIGAL UNIQA operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni duke kryesuar tregun në këto shtete e duke qenë edhe mes Top 50 kompanive më të mëdha në Europën Juglindore.

Falë strategjisë së tij “par excellence”, modelit të biznesit, menaxhimit financiar dhe stafit profesional, kompania është rritur vit pas viti duke arritur sot një pozicion dominues në tregun shqiptar dhe rajonal të sigurimeve.

Sot, “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimeve, duke numëruar mbi 2400 punonjës e agjentë në mbi 1200 zyra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku operohet me standarde tërësisht evropiane.

Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të “SIGAL UNIQA Group Austria”.

Ndaj dhe sot, nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, mbi rreth 1.2 milionë klientë vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen