Siguracioni i makinave, Bode e
kompanitë pakt për të rritur tarifat
Kompanitë ruajnë fitimet
Dy pyetje qe duhet te dini pergjigjen

Siguracioni i makinave, Bode e <br />kompanitë pakt për të rritur tarifat<br />Kompanitë ruajnë fitimet<br />Dy pyetje qe duhet te dini pergjigjen
TIRANE- Dy autoritetet kryesore të shtetit shqiptar që duhet të pengojnë krijimin e monopoleve e karteleve, ministria e Financave dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare kanë dhënë pëlqimin e tyre për një marrëveshje të tipit kartel nga shoqëritë e sigurimeve që operojnë në vend, për çmime më të rritura të policave të sigurimit të automjeteve. Kjo marrëveshje është bërë që para një jave, sipas burimeve nga kompanitë e sigurimit dhe drejtuesit e tyre ekzekutivë kanë vendosur të sfidojnë ligjin për liberalizimin e sigurimit të detyrueshëm motorrik, duke caktuar, jo vetëm një tarifë më të lartë, por edhe duke e rritur të gjithë njëherësh tarifën ekzistuese.

Gjithshka ka filluar me protesta të disa kompanive të pranishme në treg kundër faktit që primi i një police sigurimi për përgjegjësi financiare ndaj palëve të treta ka arritur nga operatorët, ku kanë tani aksione dy kompani të mëdha austriake, në një vlerë prej vetëm 20 eurosh, me një ulje shumë të ndjeshme krahasuar me më parë.

Vienna Insurance Group zotëron maxhorancën e aksioneve në tri kompani shqiptare, ndërkohë që Uniqa zotëron një kompani tjetër. Hapi i ndërmarrë për uljen e çmimit do të ishte një efekt tepër pozitiv i investimit të huaj dhe krijim i një fryme të shëndoshë konkurrence në tregun e sigurimit, duke lehtësuar edhe bizneset dhe qytetarët shqiptarë nga kosto që po rriten, si në karburante, taksa vjetore, etj. Por, drejtuesit e kompanive, në të kundërt, janë ankuar pranë ministrit Bode, i cili ka ndërhyrë për të shmangur këtë ndryshim në treg, në favor të një lëvizjeje në kah të kundërt, theksojnë burime nga sigurimet.

Nga ana tjetër, sikurse mësohet nga kontaktet telefonike me drejtues të lartë të konpanive të sugurimit, atyre iu është tërhequr vëmendja nga ana e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, pasi ulja e çmimeve, që filloi pas liberalizimit të shumëpritur të tregut, nuk garantonte pagesat e klientëve. Ky treg u liberalizua vitin që shkoi përmes një ligji, që lejonte caktimin e çmimeve nga tregu, siç ndodh në BE. AMF dhe ministria e Financave pushonin së përcaktuari çmimet e siguracionit të makinave. Mënyra e vendosjes së tarifave është përcaktuar në rregulloren e hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, e cila ka hyrë në fuqi menjëherë bashkangjitur ligjit "Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit". Sipas saj, Autoriteti miraton primin e rrezikut për produktet e sigurimit të detyrueshëm motorik jo më pak se një herë në vit, mbi bazën e të cilit llogaritet provigjioni teknik i primit të pafituar.

Me nisjen e liberalizmit të tregut, çmimet arritën në nivele rekord të ulëta, si rrjedhojë e konkurrencës, madje tarifat u përgjysmuan, duke arritur për një siguracion vjetor veture deri në 6.000 lekë. Por, aktualisht, falë ndërhyrjes së pushtetarëve, çmimet u kthyen, jo më aty ku ishin, por më se dy herë më lart. Ky veprim ka vënë në lëvizje Autoritetin e Konkurrencës, vunë në dukje dje për Shqiptarja.com burime nga ky institucion.
(shkrimi eshte botuar sot ne gazeten shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët