/ATSH- G. Kabashi/. - Në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme Ekzekutive të Autoritetit Portual të Durrësit që nga fillimi I kësaj jave po zhvillohet një seminar me tematikë shtimin e sigurisë në portet e vendit tonë nëpërmjet luftës kundër armëve të shkatërrimit në masë dhe akteve terroriste.
Seminari po ndiqet nga përfaqësues të të gjitha institucioneve detare të vendit tonë, Forca e Sigurisë Portuale Durrës FSPD; portet Vlorë, Sarandë e Shëngjin; Administrata Detare; Kapiteneritë; Forca Detare; Policia Kufitare e Migracionit dhe Antikontrabanda Detare (Doganat). Pjesa më e madhe e seancave të tij po zhvillohet në Sallën e madhe të Trajnimeve në drejtorinë e APD.
Sipas organizatorëve, realizimi i këtij seminari u bë i mundur nën kujdesin e drejtpërdrejtë të ambasadës së SHBA në Tiranë, në bashkëpunim me Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD) Durrës, ICITAP-in (International Criminal Investigative Training Assistance Program - Programi Investigativ Penal Ndërkombëtar i Ndihmës dhe Trajnimit i Departamentit amerikan të Drejtësisë) dhe Autoritetin Portual Durrës APD.
Seminari ka filluar të hënën dhe do të përfundojë sot pasdite

LAJMET MË TË VLERËSUARA