Jo më larg se 1 qershori i këtij viti, Banka e Shqipërisë ka miratuar rregulloren e re me masat minimale të sigurisë që duhet marrin bankat për të garantuar vlerat monetare në kasaforta.
Ajo i detyron bankat që kasafortat të jenë të vendosura në një vend të sigurt, plotësisht të ndarë nga zonat e tjera; të kenë procedura të miratuara për lëvizjet në këtë zonë; të ketë mbrojtje elektronike me: sensorë sizmikë; sensorë lëvizjeje dhe sensorë tymi. Po ashtu, bankat duhet të kenë sistem monitorimi me telekamera për hyrjen për në këtë zonë, si dhe në ambientin e brendshëm.
Rregullorja e re e Bankës së Shqipërisë përcakton edhe sistemet elektronike të sigurisë të detyrueshme për çdo subjekt bankar.
Ato duhet të kenë telekamera, të cilat filmojnë në mënyrë të pandërprerë sipërfaqet e jashtme të fasadës në hyrjen për në ambientin e brendshëm; zonën e qëndrimit të konsumatorëve;
iii. sportelin; veprimet në ATM;, si dhe rrugëkalimet dhe ambientet brenda bankës, ku kryhen procedurat e marrjes dhe dorëzimit të vlerave monetare.
Koha e ruajtjes së regjistrimeve duhet të jetë jo më pak se 15 ditë. Edhe në zonat e tjera përveç kasafortës, rregullorja parashikon instalimin e sensorëve të lëvizjes; të sensorëve të tymit dhe të sensorëve të lagështirës.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO