Siguria kibernetike dhe administrata
Ambasadori Donald Lu letër Haritos

Siguria kibernetike dhe administrata<br />Ambasadori Donald Lu letër Haritos
Pas Kodhelit dhe Gjermenit, ambasadori i SHBA, Donald Lu ka përgëzuar për punën në mandatin e parë të qeverisë Rama edhe Milena Hariton.
 
Lu përmes një letre shkruan se në katër vite bashkëpunimi me Hariton rritën përpjekjet për sigurinë kibernetike, për të përmirësuar infrastrukturën e IT të qeverisë dhe për zbatimin e ligjit në administratë.
 
“Dëshiroj t'ju përgëzoj për katër vjet shërbim shembullor si Ministër i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike.
 
Nën drejtimin tuaj, ne së bashku kemi punuar për të rritur përpjekjet e qeverisë për forcimin e sigurinë kibernetike, për të përmirësuar infrastrukturën e IT të qeverisë, për të mbështetur zhvillimin e Protik dhe për të nxitur zbatimin e plotë të ligjit për administratën publike”, shkruhet në letrën e dërguar ministres Harito.
 
Ambasadori amerikan ka theksuar se vlerëson atë që ministrja Harito ka “bërë për inovacionin në Shqipëri, por edhe për forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA”.
 
Ministrja Harito gjatë qeverisë ‘Rama 1’ ka drejtuar sektorët e Inovacionit dhe Administratës Publike.
 
Gjatë këtyre katër viteve në sektorin e Inovacionit nga qeveria janë investuar më shumë se 100 milionë euro.
 
Ndërkohë që reforma në Administratën Publike është vlerësuar në dy Progres Raporte të BE si prioriteti me ecuri të qëndrueshme ndër 5 prioritetet e integrimit të vendit në BE.

Harito
Letra e Lu-se per Hariton


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni