Zëvendës Shefja e Misionit në Detyrë, Kathryn Hammond, tha gjatë një aktiviteti që prezantonte zgjidhje amerikane të sigurisë kibernetike, se Shqipëria ka bërë hapa thelbësor në transformimin digjital, nga qeverisja elektronike dhe modernizimi financiar deri te infrastruktura energjetike.

Ky njoftim u bë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale nga ambasada amerikane. Në postim thuhet se pavarësisht këtyre hapave, progresi kërkon përgjegjësi, duke theksuar se këto sisteme duhet të mbrohen me teknologjinë më të besueshme dhe më të zhvilluar

Siguria kibernetike tashmë është e pandashme nga rritja ekonomike dhe siguria kombëtare. Siç e ka bërë të qartë Presidenti Trump, mbrojtja e infrastrukturës sonë digjitale nga kërcënimet e huaja nuk është vetëm politikë e mirë - është thelbësore për sovranitetin dhe sigurinë. Shqipëria ka bërë hapa mbresëlënës në transformimin digjital, nga qeverisja elektronike dhe modernizimi financiar deri te infrastruktura energjetike. Por progresi kërkon përgjegjësi. Këto sisteme duhet të mbrohen me teknologjinë më të besueshme dhe më të zhvilluar në dispozicion.” - Zëvendës Shefja e Misionit në Detyrë, Kathryn Hammond, në një aktivitet që prezantonte zgjidhje amerikane të sigurisë kibernetike”, thuhet në postim.