Siguria në vend, policia prangos 107 persona në vend

Policia e Shtetit edhe gjatë javës që sapo kaloi ka intensifikuar punën e saj për kapjen e personave të cilët janë shpallur në kërkim, personave me precedent penal dhe evidentimin e veprave që qytetarë të ndryshëm kryejnë.

Gjatë fundjavës në të gjithë vendin janë kapur, arrestuar e ndaluar 107 persona për vepra të ndryshme penale, si dhe janë sekuestruar armë e drogë  dhe konkretisht 28 persona të cilët ishin shpallur në kërkim, 27 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, 10 persona për dhunë në familje, 16 persona për trafikim të lëndëve narkotike, 4 persona janë arrestuar për Përndjekie dhe Kanosje.

Po ashtu, 3 persona janë kapur për kundërshtim të forcave të policies, 9 persona janë kapur në flagrancë duke vjedhur, 4 persona për armbajtie pa leje, 6 persona për vjedhje të energjisë elektrike dhe ndërtimet pa leje si dhe jane plotësuar 23 Kërkesë Padi për Urdhër mbrojtie.

Policia Rrugore, ndërkohë ka vendosur 2.450 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor dhe janë pezulluar 43 leje drejtimi, e bllokuar 28 automjete pa dokumentacion përkatës. 

Gjithashtu policia ka shoqëruar për verifikime të ndryshme, 119 persona në të gjithë vendin.

Arrestimet e këtyre personave janë bërë në Tiranë, Lezhë, Gjirokastër, Elbasan e Korçē, Fier, Vlorë, Berat,  Durrës,  Shkodër, Kukës, Dibër, Rinas, Qaf Bote, Morinë,  Kapshticë.

Në këtë periudhë janë sekuestruar rreth 80 kilogramë Canabis Sattiva, 2 Pistoleta me 20 fishekë, 2 Kallashnikov dhe 210 fishekë si dhe 3 armë zjarri Pushkë.

Edhe në ditët në vazhdim Policia e Shtetit do vijoje punen me sherbime te perforcuara duke ngritur pika kontrolli ne akset rrugore, kontrolle te lokaleve te nates dhe atyre te frekuentuara nga persona me precedente penal, per te parandaluar paligjshmerine ne vend dhe krijuar nje ambjent e shoqeri me te sigurtë. 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0