Dy mjete lundruese janë bllokuar dhe janë gjobitur nga policia kufitare në Vlorë gjatë aksionit për sigurinë e vijës bregdetare, i cili në dy raste ka evidentuar lundrime në zonat e ndaluara.
Nga kontrollet e kryera përgjatë gjithë vijës bregdetare në Vlorë dhe Sarandë, policia kufitare ka konstatuar dy mjete lundrimi në shkelje të rregullave të lundrimit, duke kaluar zonat e ndaluara për lundrim.
Për pasojë janë bllokuar një gomone dhe një skaf dhe janë gjobitur me 100 mijë lekë të rinj, drejtuesit e tyre.
Konkretisht Policia Kufitare e Vlorës ka ndëshkuar me gjobë 100 mijë lekë të rinj, drejtuesin e mjetit lundrues gomone, pasi u konstatua se po lundronte në zonë të ndaluar, në plazhin e Jonufrës.
Ndërsa drejtuesin e mjetit lundrues skaf, u gjobit me po të njëjtën masë pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar se nuk kishte në bord, dokumentacionin e nevojshëm për lundrim.
Policia Kufitare do të vijojë kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital, ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kush do të fitojë zgjedhjet në bashkinë e Kukësit?
-
Halilaj i PS
66.3%
-
Vata i BF
24.1%
-
Nuk e di
9.6%
Vota total: 249
Lajme të tjera
-
Fier/ Flakët vijojnë të përhapen në pyllin e Darëzezës! Merr përmasa të frikshme zjarri në Patos, i afrohet nënstacionit elektrik dhe zonave naftëmbajtëse (Video)
23 Shtator, 17:05
-
Portonovë i Vlorës, plazhi i aventurierëve! Dhjetra kampera, për turistët shqetësuese muzika e lartë
23 Shtator, 15:10
-
Plagoset me thikë një 33-vjeçar në Vlorë, në kërkim autori! Policia zbulon detajet e para
23 Shtator, 11:16
-
VIDEO/ IMT aksion në Vlorë, nis aksionin për lirimin e hapësirave publike
22 Shtator, 16:07
-
Zjarr në Kërkovë të Vlorës, flakët favorizohen nga era! U rrezikuan dy banesa
22 Shtator, 13:30
-
I plas një fishek duke punuar tokën, plagoset 33 vjeçari në Sarandë
20 Shtator, 15:33
-
Vlorë, 6 të arrestuarit e RENEA-s dalin sot në gjykatë, arrest me burg për Santilno Bashon, për 4 të tjerët arrest me burg 45 ditor (VIDEO)
20 Shtator, 09:58
-
Veliera me flamur ukrainas jep alarmin SOS afër grykëderdhjes së Semanit
19 Shtator, 18:15
-
Në Vlorë edhe për turizëm historik! Dyfishohet numri i vizitorëve në kala e muze! Këtë vit 50% më shumë
19 Shtator, 12:52
-
RENEA dhe FNSH sërish kontrolle në Vlorë, një i shoqëruar! Mbrëmë u arrestuan 6 anëtarë të një grupi kriminal
18 Shtator, 21:42
-
I hodhën fishekzjarre në banesë dhe me pas dhunuan një person, vihen nën hetim tre të rinj në Sarandë
18 Shtator, 17:14
-
Censusi 2023, rreziku që i kanoset Himarës dhe Konispolit
18 Shtator, 12:53