Siguria në rajon, takim katërpalësh 
Shqipëri-Maqedoni-Greqi-Bullgari

Siguria në rajon, takim katërpalësh <br />Shqipëri-Maqedoni-Greqi-Bullgari
Bashkëpunimi në  fushën energjitike, në sferën e ndërkufitare, bashkëpunimet në krijimin dhe ruajtjen e sigurisë në rajon ka mbledhur ministrat e Jashtëm të Ballkanit në Selanik.
 
Në takim ishin të pranishëm ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Bullgarisë, Maqedonisë si dhe ministri i Jashtëm  i Greqisë.
 
Gjatë takimit të katër ministrave, Nikolla Dimitrov, Ditmir Bushati, Nikos Koxias dhe Ekaterina Zaharieva, është theksuar se  sa e rëndësishme është krijimi i një platforme bashkëpunuese në fushat e mësipërme, në mënyrë të tillë që të rritet fleksibiliteti në siguri, ne energjitikë.
 
Ky është një  takimi i dytë i një formati të këtillë në kuadër të përpjekjeve të diplomacisë greke për përforcim të stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit transkufitar midis vendeve fqinje nga pjesa jugore e Ballkanit.

Në takim është biseduar dhe për çështjet e ndjeshme të Ballkanit Perëndimor si terrorizmi, aktet e dhunshme dhe lëvizjet e fundit të emigrantve, që është akoma një pikë e ndjeshme në Ballkan.
 
Diplomatët kanë theksuar se një bashkëpunim i tillë  do të rrisë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Në takim kanë qenë edhe ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Energjitikës të katër vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin