Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka kërkuar interpelancë me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro lidhur me sigurinë në shkolla referuar ngjarjeve të rënda ku të mitur kanë humbur jetën si pasojë e konflikteve me bashkëmoshatarët në ambientet e shkollave.

Xhixho bën me faj qeverinë për mosmarrjen e masave të nevojshme për garantimin e sigurisë dhe përdorimin e rasteve për qëllime politike.

“Dua të flas për një problem të rëndë se kur goditet një fëmijë në shesh imagjinoni se sa të sigurt janë në shkollat shqiptare, arsimi ndodhet në emergjencë kombëtare. Ngjarja tragjike e Martin Canit tronditi shoqërinë dhe duhet të kishte shërbyer si moment reflektimi për dhunën në shkolla dhe sigurisë së nxënësve. Qeveria zgjodhi ta përdorë këtë ngjarje për politikë. E përdori si justifikim për të mbyllur tik tok, tentativë për censurë. Sipas KLSH oficerët kanë frikë të raportojnë për incidente, në vend që të mbrohen fëmijët, mbrohet imazhi institucional. Instrumentet për matjen e riskut në përdoren. Ministria nuk ka asnjë panoramë për nivelin e rrezikut në shkolla. Vetë KLSH evidenton se disa oficerë shmangin raportimin në polici për të mos prishur marrëdhëniet me drejtuesit.

Rastet e fundit, tragjedia në Durrës, një gjimnazit u godit me thikë në zemër nga një bashkëmoshatar. Në Shkodër një përleshje masive mes adoleshentëve. Në Kamzës ku dy 16-vjecarë mbetën të plagosur. Armët e ftohta, konsumi  i drogës janë bërë shqetësime të zakonshme. 2750 dhune janë raportuar në shkollat e vendit 2022-2023. Qeveria nuk ka reflektuar dhe nuk ka marrë masa reale. Fatkeqësia e Martin Canit u përdor për propagandë. Sot shqiptarët duan përgjigje, jo propagantë dhe jo censurë”, tha ndër të tjera Erisa Xhixho.


Lajmi kryesor:

Siguria në shkolla/ Opozita: Qeveria përdor rastet tragjike për politikë! Kumbaro: Fenomen global, kemi rritur numrin e oficerëve të sigurisë