Siguria, OKB ndërpret
misionin vëzhgues në Siri

Siguria, OKB ndërpret <br />misionin vëzhgues në Siri
NEW YORK - Kombet e Bashkuara urdhëruan ndërprerjen e misionit të vëzhguesve të dërguar në Siri. Ambasasori i Francës në Kombet e Bashkuara, Gerard Araud, pas një mbledhje të Këshillit të Sigurisë tha se, nuk ishin të përshtatshme kushtet për të vazhduar misionin e nisur nga vëzhguesit e OKB në Siri ndaj edhe mandati i tyre duhet të përfundojë tani, jo pak kohë përpara afatit të përcaktuar.

Rusia paralajmëroi se tërheqja nga Siria do të ketë pasoja shumë të negative për rajonin. Misioni i OKB ishte pjesë e planit gjashtëpikësh të Kofi Annan.

Vendimi për tërheqjen e vëzhguesve të OKB nga Siria erdhi pas sulmit me bombë që u bë në afërsi të hotelit ku ata qëndronin në Damask të mërkurën në mëngjes. 101 vëzhguesit e OKB të mbetur në Damask do të largohen gjatë tetë ditëve në vijim.

Përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Vitaly Churkin, tha se Rusia, e cila ka votuar rezolutën e Këshillit të Sigurisë për Sirinë, kërkon që OKB të bëjë një thirrje ndërkombëtare që konflikti në Siri të përfundojë. Më tej ai shtoi se, Rusia ka ftuar për një mbledhje anëtarët e Këshillit të Sigurisë, përfaqësues të Arabisë Saudite dhe të Iranit për të diskutuar lidhur me krizën në Siri e më gjerë.

(sç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët