TIRANË - Komisioni i Sigurisë rrëzon me votat e mazhorancës dhe pa praninë e opozitës, dy kërkesat e kësaj të fundit për të thirrur në seancë dëgjimore Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Kërkesa e tyre e parë ishte për riatdhesimin e kundëradmiralit, Kristaq Gërveni dhe e dyta për raportimin në lidhje me akuzat se strukturat e Forcave të Armatosura janë përfshirë në trafikun e drogës.
Kryetari i Komisionit, Spartak Braho ka sqaruar se është e panevojshme të diskutohet për riatdhesimin e Gërvenit, kur cështja është dekretuar nga Presidenti.
Ndërsa sa i përket raportimit të Kodhelit për ushtrinë, Braho tha se i ka dërguar një letër kryeprokurorit Llalla për të mësuar nëse ka nisur hetimet dhe nuk më ka kthyer përgjigje.
Në datën 22 prill u vendos të raportojë kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika në lidhje me përgjimet e zyrtarëve të lartë, emërimet në institucionin që drejtohet prej tij dhe cështjet e sigurisë. Po në këtë ditë do të diskutohet për ngritjen e grupit i cili do të kryente kontroll në SHISH.
TAHIRI: MORATORIUMI S'KA DHENE EFEKTE, MJETET LUNDRUESE ME GPS“Moratoriumi në det nuk ka dhënë efekte”, ka thënë ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri duke prezantuar projektligjin për mjetet lundruese në Komisionin e Ligjeve në Kuvend.
Sipas tij, çdo mjet lundrues do të regjistrohet dhe do të pajiset me GPS për të ditur vendodhjen në çdo moment.
“Ky projektligj çliron detin dhe mjetet lundruese do të pajisen me GPS. Ndërkaq, për ato mjete lundruese që nuk do të pajisen dhe nuk do të regjistrohen ketë gjoba”, deklaroi Tahiri.
Sipas ministrit të Brendshëm, “sekuestrimin e mjetit e bën oficeri i policisë dhe më pas konfiskimin e përfundon Gjykata”. Tahiri theksoi në fjalën e tij se, i ka "propozuar homologëve për ngritjen e trekëndëshit të sigurisë në det mes Shqipërisë, Italisë e Greqisë."
“Duam të forcojmë sanksionet dhe parandalojmë trafiqet e drogës. Rruga detare nuk është ajo kryesorja për trafikun e lëndëve narkotike”, ka deklaruar ministri Sajmir Tahiri në Komisionin e Sigurisë në Kuvend.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
44.1%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.2%
Vota total: 1509
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Barazimi me Everton, Guardiola: Pësojmë gol në goditjen e parë në portë
27 Dhjetor, 12:03
-
Ambasadorët në turin e Ramës me diasporën! Hasani: Aktivitetet u zhvilluan në fundjavë! Opozita po ankohet për humbjen 6 muaj para
27 Dhjetor, 11:58
-
Sonda e NASA-s dërgon sinjal pas misionit afër Diellit
27 Dhjetor, 11:56
-
Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror
27 Dhjetor, 11:52
-
Gjermani/ Presidenti Steinmeier shpërndan Parlamentin, zgjedhjet e reja më 23 shkurt
27 Dhjetor, 11:45
-
Salca Liptao nga zonja Albana
27 Dhjetor, 11:43
-
Rënia e regjimit të Assad, Hasani: Kemi plane konkrete për riatdhesimin e shqiptarëve nga Siria
27 Dhjetor, 11:29
-
Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj afatet e hetimit për Arben Ahmetajn
27 Dhjetor, 11:21
-
SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri
27 Dhjetor, 11:13
-
Kosovë/ Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë
27 Dhjetor, 11:09
-
Ministri Hasani: Së bashku me BE jemi të qartë në afate, s’kemi fusha ku çalojmë! Marrëdhëniet me SHBA janë të rëndësishme
27 Dhjetor, 11:07
-
Baleti “Arrëthyesi”, natë magjike përralle në skenën e TKOB! Shfaqja, me një koreografi tërësisht të re nga Edi Blloshmi
27 Dhjetor, 11:06