Siguria rrugore, 2075
të aksidentuar për 2013

TIRANE- Bilanci i aksidenteve rrugore për vitin 2013 ka lënë shumë për të dëshiruar për sa i përket sigurisë rrugore të vendit tonë. Sipas burimev të Transportit, shkaku kryesor i aksidenteve mbetet tejkalimi i limitit të shpejtësisë ndërsa udhëtohet në mjete dhe mos respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor. Qytetarët e grupmoshës 24-44 janë ata që kanë pësuar më shumë aksidente fatale në rrugë. Ndërkaq, duhet theksuar se për sa u përket aksidenteve fatale të këmbësorëve, statistikat tregojnë se pjesa më e madhe e tyre vjen nga pakujdesia e vetë këmbësorëve. Për vitin 2013, rrethi i Tiranës mban rekordin e aksidenteve me 649 aksidente
 
E përgjithsmja
Sipas statistikave të Transportit, në vitin 2013 kanë ndodhur 2075 aksidente rrugore, ku 295 persona janë vrarë (nga këta 237 meshkuj e 58 femra), 478 persona janë plagosur rëndë (nga këta 388 meshkuj e 90 femra) dhe 2025 janë të plagosur lehtë, ku një pjesë prej tyre do të jetë me aftësi të kufizuara për pjesën tjetër të jetës së tyre, në disa raste, duke rezultuar në vështirësi financiare për familjet e tyre.
 
Shpejtësia
Aksidentet që kanë ndodhur për shkak të tejkalimit të limitit të shpejtësisë së lehuar kapin shifrën 1194. E thënë ndryshe këto përbëjnë mbi 57% të aksidenteve rrugore për vitin 2013. Ato aksidente qe kanë rezultuar fatale për arsye të tejkalimit të shpejtësisë kapin shifrën 156.


Shkrimi u publikua sot (02.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri, Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi

Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri, Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi