5 shoferë në gjendje të dehur janë arrestuar në flagrancë si dhe janë pezulluar 34 leje drejtimi. Ky është bilanci i aksionit të policisë rrugore në Tiranë në kuadër të aksionit për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Në aksion 34 leje drejtimi u pezulluna, nga këto,15 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qytet. 19 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur, ndërsa 38 drejtues mjetesh u dërguan në OASH, 18 masa administrative për rrip sigurimi, shkelje semafori dhe përdorim të celularit. Sipas njoftimit , janë këshilluar 11 drejtues mjetesh për shkelje të lehta të kodit rrugor.