TIRANE- Mazhoranca në Komisionin e Sigurisë ka kërkuar seancë dëgjimore me kreun e SHISH në lidhje me lëvizjet që janë bërë në këtë institucion.
Këtë kërkesë e ka paraqitur deputeti i PS dhe njëherësh anëtar i këtij komisioni, Xhemal Qefalia.
Sipas tij, kreu i Shërbimit Informativ në vend duhet të përgjigjet para këtij komisioni në lidhje me shkarkimet dhe emërimet që sipas tij janë bërë pa kriter në këtë komision.
Kjo kërkesë u kundërshtua nga ana e deputetëve të opozitës, të cilët e konsiderojnë këtë si një strategji të mazhorancës për të sulmuar institucionet e pavaruar. “Jemi njohur me një emision investigativ, ku bëhej fjalë për lëvizjet pa kriter në Shërbim Informativ Kombëtar.
Si anëtar i Komisionit të Sigurisë do të doja që duke ndjekur dhe Rregulloren e Kuvendit, që kryetari i SHISH të vijë pranë komisionit dhe të na informojë për problematikën e paraqitur”, tha Qeflai. Ndërkohë që javën që vjen, pritet që ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri të jetë në një seancë dëgjimore, kjo pas kërkesës së opozitës për dy shqiptarët e vrarë në kufi me Greqinë. Lidhur me këtë çështje, opozita bojkotoi këtë komision për javë të tëra, deri në mbledhjen e djehsme. Nënkryetari i këtij komisioni, Flamur Noka përsëriti dhe njëherë kërkesën e opozitës për seancë dëgjimore me ministrin Tahirir për ngjarjen e dhjetorit.
REPLIKAT
Qefalia: Jemi njohur me një emision investigativ, ku bëhej fjalë për lëvizjet pa kriter në Shërbim Informativ Kombëtar. Si anëtar i Komisionit të Sigurisë do të doja, që duke ndjekur dhe Rregulloren e Kuvendit, që kryetari i SHISH të vijë pranë komisionit dhe të na informojë për problematikën e paraqitur.
Braho. Ne i dimë rregullat sesi vihet në lëvizje komisioni. Tani me këto emisionet është bela e madhe, nëse do të jenë të sakta do t`i verifikojmë. Nuk mund të vihemi në lëvizje vetëm nga këto emisione.
Qefalia: Unë do të paraqesë me shkrim kërkesën referuar rregullores.
Braho: Po patjetër
Noka: Kisha dhe unë një çështje. Unë e kuptoj që kjo është në kuadrin e një strategjie për të sulmuar institucionet e pavaruara dhe instituconet kushtetuese nga ana e mazhorancës.
Depuetët e PS: Po ju keni ende 21 janarin pa zbardhur...
Noka: Kështu e nisin deputetët e mazhorancës, por para se të flitet për lëvizje në institucionin kushtetues të pavaruar,i cili vepron mbi bazën e ligjit, të fillojmë e të diskutojmë për lëvizjet dhe masakrën që është bërë në organizatën policore dhe në strukturat e tjera shtetërore nga ana e drejtuesve titullarë në këto institucione. Duhet të biem dakort që përpara se të flitet për një ndryshim në një institucion, ministri i Brendshëm me gjithë menefregizmin që e karakterizon në lidhje me vrasjen e dy shqiptarëve në Greqi nga ana e policisë greke, duhet të vijë e të raportojë këtu. Opozita ka ardhur në komision pasi ka rënë dakort me kryetarin e komisionit që në datën 28 të vijë të raportojë ministri i Brendshëm dhe të tregojë konsideratë, dhimbje dhe respekt për ta dy shqiptarë të vrarë, të tregojë respekt për komisionin si dhe të bëjë detyrën sepse nuk janë vrarë dy lepuj, por janë vrarë dy shqiptar.
Shkrimi u publikua sot (22.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com