Siguria ushqimore jepet me
koncesion? Peleshi: Jo!
Një debat mes është hapur në parlament midis ish Misnistrit të bujqësisë Edmond Panariti dhe atij aktual Peleshi. Panariti deklaron se janë disa organizata jo fitimprurëse si Alban Zusi dhe shumë të tjerë që kanë kërkuar të marrin me koncesion garancinë e sigurisë ushqimore nga ministri aktual i Bujqësisë. Ish ministri Panariti thotë se “Nuk do jua japim privatëve kontrollin e sigurisë ushqimore”.
Një debat mes është hapur në parlament midis ish Misnistrit të bujqësisë Edmond Panariti dhe atij aktual Peleshi.
Panariti deklaron se janë disa organizata jo fitimprurëse si Alban Zusi dhe shumë të tjerë që kanë kërkuar të marrin me koncesion garancinë e sigurisë ushqimore nga ministri aktual i Bujqësisë. Ish ministri Panariti thotë se “Nuk do jua japim privatëve kontrollin e sigurisë ushqimore”.
Ai shprehet se “do të kishte Pasoja katastrofave në qoftë se 2-3 grupe monopoliste kërkojnë të autocertifikohen dhe të certifikojnë të tjerët duke vendosur rregullat e lojës e duke nxjerrë jashtë loje bizneset e vogla. Një biznes ushqimor është në konflikt interesi, ndaj nuk mund tja delegojmë privatit, sidomos atyre që operojnë në fushën ushqimore”.
“Kur qeverisë shqiptare t’i vije ky propozim të thotë jo faleminderit. Të mos japim me koncesion shëndetin dhe sigurinë ushqimore të shqiptarëve” e mbyll ai.
Ndërsa Peleshi nuk e pranon se kanë në shqyrtim asnjë koncesion për sigurinë ushqimore edhe pse ka pasur një propozim por është injoruar nga ministria.
“Janë tema që bëhen për të përhapur tymnaja. S’bëhet fjalë për të monopolizuar apo koncesionuar sigurinë ushqimore. Siguria ushqimore është sektori me më pak arritje në 20 e ca vjet. Zoti Panariti ndoshta është nisur për mire e i ka dalë për keq. Matrikullimi dhe vaksinimi i janë dhënë privatëve nga Panariti. Atëherë ka filluar privatizimi. Jo tani!” i kundërpërgjigjet ministri Peleshi, Panaritit.
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
42.3%
-
Njësoj
21.4%
-
Më keq
36.3%
Vota total: 281
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Shqiptari në Majemi akuzohet se ka ngacmuar një vajzë 10 vjeçare në pishinë
31 Korrik, 22:40
-
'Albulena prita-prita'! Ilir Meta ‘shuan vapën’ në Ujëbardhën e Kurbinit, zhytet në ujë bashkë me disa të rinj (VIDEO)
31 Korrik, 22:34
-
SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje
31 Korrik, 22:23
-
'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!
31 Korrik, 22:10
-
Mero Baze: Aty ku ka grekë nuk ka probleme
31 Korrik, 21:58
-
Kuvendi i Serbisë e miraton Deklaratën e “Kuvendit gjithëserb”
31 Korrik, 21:45
-
Rama ‘idhnoi’ opozitën, patriotët e ‘Detit’ dhe 'Kryqit të Artë grek’
31 Korrik, 21:18
-
Operacioni ‘Revanshi’/ Autoritetet në Dubai thonë se kanë ndaluar Marklen Hakën! Policia shqiptare i dërgon të dhënat biometrike
31 Korrik, 21:06
-
Grupi i PD-së: Jemi në një linjë me presidentin për mikrokreditë! Gjetjet t'ia dërgojë SPAK, të gatshëm për Komision të Posaçëm në Kuvend
31 Korrik, 21:02
-
Shpërthen zjarri në Romë në kodrën Monte Mario/ Flakët pranë studiove të Rai-t! Evakuohen disa banesa! U ndërpre transmetimi direkt
31 Korrik, 20:56
-
Dita e parë në detyrë përballë zjarreve/ Ministri Vëngu në fshatin Luzat të Tepelenës, shpëtohet një shtëpi nga flakët: Kemi kërkuar bashkëpunimin e banorëve
31 Korrik, 20:56
-
Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris
31 Korrik, 20:26