Tregu i sigurimeve të Jo-Jetës e mbylli vitin 2015 me rritje të primeve të shkruara bruto në nivelin 23.4%, në krahasim me 2014-ën. Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në total, ky segment grumbulloi të ardhura në rreth 13 miliardë lekë. Ndërsa numri i kontratave u rrit me rreth 6%, gjë që tregon se shqiptarët kanë blerë më shumë polica, por me një çmim më të lartë. Sigurimet e e Jo-Jetës gjatë 2015-ës zunë rreth 92% të totalit ku pjesa më e madhe (rreth 65%) i përkasin kategorisë së sigurimit të detyrueshëm motorike.