Aktiviteti i sigurimeve të Jetës ishte praktikisht në stanjacion gjatë 2015-ës. Të dhënat e fundit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se pesha e këtij tregu ndaj totalit ra në 7.3%, nga rreth 9% që zinte një vit më parë. Përjashtim edhe këtë vit bëri sigurimi privat i shëndetit, ndër të paktët produkte vullnetare në rritje dhe që tashmë zë 4.2% të tregut. Në total, primet e shkruara bruto të Jetës gjatë vitit 2015, arritën në rreth një miliard lekë ose 0.04% më pak se në vitin e kaluar. Nga tri shoqëritë që operojnë në këtë treg rënien më të thellë të primeve të shkruara bruto e shënoi kompania shtetërore INSIG.