Sigurimet, Konfindustria: Shfaqje
e qartë e “kapjes së shtetit”

Sigurimet, Konfindustria: Shfaqje <br />e qartë e “kapjes së shtetit”
Konfindustria shpreh shqetësimin, se është në kundërshtim të plotë me rregullat bazë të funksionimit të ekonomisë së tregut të lirë si dhe shfaqje e qartë e “kapjes së shtetit” me pasoja të rënda në interesin publik dhe ekonominë kombëtare mënyra se si është ndërtuar dhe funksionon tregu shqiptar i sigurimeve. Eshtë krejtësisht e papranueshme kur nga njëra anë detyrohen me ligj bizneset dhe qytetarët të sigurohen dhe nga ana tjetër në këtë treg të dhuruar dhe garantuar vendosja e çmimeve të sigurimeve lihet krejtësisht në dëshirën e operatorëve.

Konfindustria, me qëllim tejkalimin e gjendjes së papranueshme në tregun shqiptar të sigurimeve si dhe liberalizimin e vërtetë dhe mirëfunksionimin e tij, do të kërkoj zyrtarisht institucioneve shtetërore dhe vendimarrjes politike, që të ndërmerren në një kohë sa më të shpejtë veprime ligjore të nevojshme në 2 drejtime kryesore:

a- heqjen e sigurimit të detyrueshëm të të gjitha kategorive të makinave për biznesin dhe qytetarët dhe kthimin plotësisht në sigurim vullnetar,
b– lehtësimin e kushteve të liçensimit me qëllim nxitjen e hyrjes së operatorëve të rinj të sigurimit në tregun shqiptar.

Konfindustria vlerëson, se marrja e masave të mësipërme është domosdoshmëri me qëllim hapjen e vërtetë të tregut të sigurimeve në vend, nxitjen e konkurencës dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit për klientë. Masat e mësipërme janë të vonuara dhe duhet të ishin ndërmarrë njëkohësisht me liberalizimin e çmimit të policës së sigurimit të detyrueshëm të vendosur nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare disa kohë më parë. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të krijoheshin kushtet e duhura për të shmangur përgjithmonë rrezikun e shfaqjeve të oligopoleve dhe/ose organizimet e tipit kartel të operatorëve me pasoja të rënda financiare për biznesin dhe qytetarët.

Eshte krejt e pakuptimtë dhe e paligjshme, që roli rregullator i shtetit në sektorë të rregulluar me ligj të kufizohet vetëm në sigurimin e detyrueshëm të klientelës (qytetare dhe biznes) për një grup biznesesh në dëm të interesit publik. Vetëm nga fiksimi i fundit i çmimit të policës së sigurimit të automjeteve, që përbën dhe pjesën me të madhe të tregut të sigurimeve, kemi një rritje prej disa dhjetra milione euro në dëm të publikut /biznes dhe qytetar. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024