Sigurimet nga fatkeqësitë gjatë
2015-ës, më pak se në 2014-ën

Megjithëse përmbytjet e godasin ekonominë vit pas viti, sigurimi i pronës kundër fatkeqësive natyrore ngelet në nivele shumë më të ulët. Mbështetur në të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2015, primet e sigurimit nga zjarri dhe forcat e tjera të natyrës zinin vetëm 11.8% të vlerës totale të primeve.

Kjo peshë në treg është madje më e ulët në raport me vitin 2014, kur kjo klasë e sigurimeve përbënte 13.75% të sigurimeve të jo-jetës. Në total, bizneset dhe familjet shqiptare kanë shpenzuar vetëm 1.54 miliardë lekë ose 11 milionë euro për të siguruar pronat nga fatkeqësitë natyrore.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)