Sigurimet shoqërore
250 mijë më pak se më 1991

Sigurimet shoqërore <br />250 mijë më pak se më 1991
TIRANE- Shqiptarët ende nuk janë ndërgjegjsuar sa duhet për të paguar sigurimet shoqërore. Sipas një studimi që ka bërë "Open Data", nëse në vitin 1991 rezultonin rreth 800 mijë persona të siguruar, më 2009 kjo shifër ishte rreth 540 mijë persona. "Zhvillimet e vrrullshme në fillim të viteve '90 u shoqëruan me mbylljen e shumë fabrikave, rritje të papunësisë, përpjekje për krijimin e një sistemi të ri ekonomik, i cili në fillesat e tij u karakterizua nga informalitet i lartë, shkaqe këto të gjitha që sollën kolaps në numrin e kontribuesve. Për të neutralizuar këtë rënie, në vitin 1993, me hartimin e ligjit për Sigurimet Shoqërore, u vendos një normë e lartë për kontributet, në masën 42.5%. Viti 1992 shënon edhe kontribuesit e parë nga firmat private, ndërkohë që të vetpunësuarit ishin përfshirë në skemë që në vitin 1991", - thuhet në analizën e detajuar që i ka bërë këtij sistemi "Open Data" . Më tej "Open Data", analizon se rënia më e madhe ka qenë në vitin 1994. "Nësë në vitin 1993 në skemë ishin rreth 700 mijë persona, në vitin 1994 në skëmë ishin rreth 350 mijë persona. Tendenca rënëse, ndonëse jo me ritme kaq të larta vazhdoi edhe në vitet më pas, për të arritur pikën minimale në vitin 1997. Në këtë vit, raporti i kontribuesve me forcën e punës ishte 26.7%. Edhe pse me ritme të ngadalta, prirja rënëse ndaloi dhe pas 1997-s nisi të vihej re një rritje e numrit të kontribuesve", - thuhet në këtë raport analitik.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Plas sherri mes Arta Kabashit dhe Bardhit, reagon e motra e këngëtares: Kam qënë dëshmitare kur ju ka uruar

Plas sherri mes Arta Kabashit dhe Bardhit, reagon e motra e këngëtares: Kam qënë dëshmitare kur ju ka uruar