Kemi zyrë model në Tiranë, kemi një model suksesi në Tiranë, por kemi zyrat e degëve në zonat më larg qendrës që janë skandaloze. Kemi një situatë që duhet të ndryshojë tërësisht. Ne nuk mund të lejojmë që një pensionist i këtij shtetit të vuaj për të marrë pensionin.
Ne nuk mund të pranojmë që shërbimi që ofrojmë të gjithë përfituesve tanë të jetë në këtë gjendje. Kemi folur shumë për reformën e pensioneve, kemi folur shumë për kontributin që duhet të jap secili për pensionin e vet. Kemi ndryshuar skemën e pensioneve, kemi arritur rezultat në reformën e pensioneve duke pasur mundësinë që çdo qytetar është kontribues për pensionin e tij, kemi skemë që na ofron shumë për përfitime për qytetarët, kemi pensionet sociale por nuk kemi një raport të duhur të pagesës së kontributit për pension”, - u shpreh Klosi gjatë takimit.
Pensioni në fshat
Një tjetër kërkesë e Ministrit të Mirëqenies Sociale ishte dhe rritja e kontributeve që paguajnë të vetpunësuarit në fshat pasi kjo sjell dhe rritjene pensionit. "Është përgjegjësi e ISSH-së dhe punonjësve të saj në çdo rajon dhe zonë sado e largët që të jetë për të ndërgjegjësuar fermerët që të futen në skemë dhe të derdhin kontribute për pension, pasi kjo do jete në të mirë të së ardhmes së tyre në momentin që do ndërporesin marrëdhëniet me punën", - tha Klosi.
Për këtë Ministri i Mirëqenies Sociale ka kërkuar që të rritet numëri i kontribuesve pasi skema e re e pensioneve i favorizon të gjitha ata që kanë vite sigurimi. "Problemi i madh është ai shtimit të skemës së kontributit vullnetar në fshat. Ajo funksionojë në mënyrë të shkëlqyer vitin e shkuar dhe tani kemi një pengesë apo frenim dhe kjo është e papranueshme dhe kjo është komplet përgjegjësi e juaj. Ndaj ne do kemi një vlerësim të performancës tuaj. Sistemi juaj nuk është sistem pritës ndaj duhet të jeni më aktiv në këtë detyre”, - thekësoi ai.
Punonjësit
Në kuadër të luftës kundër informalitet të keni një bashkëpunim shumë më të ngusht me inspektorin e punës, me përfaqësuesit e zyrës së tatimeve për të pasur gjithmonë e më shumë një kontributim të secilit punëmarrës në skemën e pensioneve. Së bashku me zyrat e inspektoriatit të punës në çdo rreth të Shqipërisë, në çdo qytet, në çdo komunitet të kemi një informacion të saktë për ata punëdhënës që afrojnë punësim jokorrekt për qytetsrët shqiptar. Ne duhet të kontribojmë të gjithë së bashku në luftën kundër informalitet në heqjen e punëtorëve nga puna e zezë dhe nga skllavëria e punës”, -përmendi Blendi Klosi.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 19 Shtator 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
