Sigurimi 20 mln faqe dokumente
spiunimi,si u përdor nga politika

Sigurimi 20 mln faqe dokumente<br />spiunimi,si u përdor nga politika<br>
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, bazuar në të dhënat e deritanishme, beson se ekzistojnë mbi 20 milionë faqe të dokumenteve të ish-Sigurimit që po mblidhen në një arkiv që të menaxhohen nga Autoriteti. Këto dokumente janë shpërndarë nëpër arkiva, zyra dhe agjenci të shumëfishta, duke përfshirë Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shërbimin Informativ Shqiptar. 

Fondet shtesë të dokumenteve që lidhen me aktivitetet e Sigurimit mund të gjenden në arkivat e ish-Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, të PPSH, të depozituara në Arkivin Qendror të Shtetit. Dhe akoma më shumë dokumente mund të ekzistojnë në sistemin arkivor të Ministrisë së Drejtësisë dhe gjetkë.

Sipas informacioneve aktuale, të gjitha këto dokumente janë brenda ose jashtë Tiranës. Autoriteti do të kryejë një kërkim shterues për të siguruar që të gjitha dosjet ekzistuese të Sigurimit të transferohen dhe të ruhen në institucionin e ri. Ligji 45/2015 kërkon që të gjitha institucionet dhe qytetarët t'ia dorëzojnë Autoritetit çdo dokument, dublikatë apo regjistrim të Sigurimit që ata posedojnë.

Nga 1990 deri në vitin 2015, ka pasur disa iniciativa ligjore në Shqipëri për të hapur këto dokumente, por të gjitha kanë dështuar. Si rezultat, pavarësisht përpjekjeve të hershme, për të futur transparencën, nuk ka pasur qasje në dosjet e Sigurimit për shumicën e shqiptarëve. Përjashtim të pjesshëm bën vetëm ligji i verifikimit (1996-2001).

Por edhe ky ligj përfshinte vetëm shqyrtimin selektiv të autorizuar nga një komitet. Në këto kushte, aksesi ka qenë ose i kufizuar tek përdoruesit e privilegjuar ose u përdor për kundërshtarët politikë. Ky politizim i të dhënave të Sigurimit ka çuar, një çerek shekulli pas rënies së komunizmit, në një skepticizëm të përgjithshëm në lidhje me aftësinë e çdo agjencie shtetërore, përfshirë autoritetin e ri, për të hapur dosjet komuniste në mënyrë të drejtë dhe të paanshme.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane