Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pas takimit me kryemnistrin izarelit në Tel Aviv deklaroi se Uashingtoni do të angazhohet për të adresuar “situatën e rëndë humanitare” në Gaza, por duke u siguruar që ndihmat të mos bien në duart e Hamasit. Blinken ka thënë se udhëtimi i tij në Lindje të Mesme ka për qëllim mbështetjen e përpjekjeve për të siguruar armëpushimin mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit.
Sekretari amerikan i shtetit do të qëndrojë edhe në Bregun Perëndimor ku do të takojë presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, ndërsa më pas do të shkojë në Egjipt dhe Jordani. Diplomati i lartë amerikan nuk do të takohet me përfaqësuesit e Hamasit, pasi nga perëndimorët ata konsiderohen si grup terrorist.
Pas takimit kryeministri Netanyahu paralajmëroi se përgjigjja e Izraelit do të ishte “shumë e fuqishme” nëse Hamasi shkel armëpushimin e arritur javën e kaluar që i dha fund luftimeve 11 ditëshe mes forcave izraelite dhe militantëve palestinezë.
Diskutimet e Blinken me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, presidentin palestinez Mahmoud Abbas, presidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sissi dhe mbretin jordanez Abdullah II do të përqëndrohen në forcimin e armëpushimit, dërgimin e ndihmës urgjente në Gaza, duke i dhënë fund dhunës brenda-komunale në qytetet izraelite dhe hedhjen e bazave paraprake për një kthim në bisedimet e paqes.
Autoritetet izraelite kanë thënë se po lejojnë furnizimin e Gazës me ilaçe dhe ushqime. Nga luftimet më të ashpra në vitet e fundit mes Izraelit dhe palestinezëve janë vrarë më shumë se 250 njerëz, kryesisht palestinezë.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.4%
-
Jo
48.9%
-
Jam i/e dyzuar
8.6%
Vota total: 2330
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeministri izraelit javën e ardhshme në Uashington me ftesë të Trump
29 Janar, 14:40
-
SHBA/ Senatori Bernie Sanders kritikon ashpër Trumpin: Planet e tij për Gazën janë spastrim etnik dhe krim lufte
28 Janar, 10:52
-
Reportazhi/ 300 mijë palestinezë kthehen në Gaza pas 15 muajsh luftë: Gjithçka është e rrënuar, por ne jemi ringjallur (VIDEO)
28 Janar, 09:27
-
Gazetari izraelit: Shqipëria do të presë 100 mijë palestinezë nga Gaza! Rama rrëzon pretendimet: S'mund të bëjmë më shumë se vendet e tjera të BE
27 Janar, 21:17
-
Çfarë po ndodh në Gaza dhe pse mund të ketë filluar fundi i luftës?
27 Janar, 15:52
-
Gaza, ndalohet kthimi në veri, Trump: Zbrasni Rripin
27 Janar, 09:39
-
Lufta/ Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
27 Janar, 09:29
-
Gaza/ Mijëra persona nuk lejohen të kthehen në banesa, ndalohen nga ushtria izraelite! Trump Jordanisë dhe Egjiptit: Pranoni më shumë palestinezë
26 Janar, 21:47
-
Kthimi i palestinezëve në Gaza i bllokuar nga Izraeli: Pamje e turmës së madhe të refugjatëve në pritje në al-Rashid (VIDEO)
26 Janar, 20:15
-
Forcat izraelite hapin zjarr ndaj protestuesve në jug të Libanit, 11 të vrarë dhe 80 të plagosur
26 Janar, 16:00
-
Lufta/ Trump lejon dërgimin e bombave 900-kilogramëshe në Izrael! Prezanton planin për transferimin e palestinezëve në Egjipt e Jordani
26 Janar, 07:57
-
Armëpushimi/ Hamasi liron 4 ushtare të marra peng në këmbim të 200 të burgosurve në Izrael
25 Janar, 07:21