Sigurimi i automjeteve
Kompanitë ruajnë fitimet

Sigurimi i automjeteve <br />Kompanitë ruajnë fitimet
TIRANE- Nuk ka zgjatur më shumë se gjashtë muaj efekti pozitiv i liberalizimit të policës së sigurimit të detyrueshëm për automjetet, që e çoi atë në një minimum deri në 4.500 lekë të reja në vit. Në të njejtën ditë dhe me të njejtën rritje, kompanitë e pranishme në treg rritën tarifat, jo vetëm në nivelin e mëparshëm, por, në mënyrë të pajustikueshme, i bënë më të larta se ç'ishin. Kjo nuk është hera e parë që në tregun shqiptar operatorët merren vesh, për interesat e tyre, që të mos cenohen fitimet e mëparshme, duke sfiduar kontrollin e institucioneve dhe madje integrimin evropian. Kjo është vënë re nga të gjithë në tregun e karburanteve, ku të gjithë operatorët i rritin tarifat njësoj dhe në të njejtin moment.
Në tregun e sigurimeve, një gjë e tillë u verifikua edhe në vitin 2006, kur operatorët vendosën që polica e sigurimit të detyrueshëm motorrik të shitej në një sportel të vetëm, të përbashkët. Të ardhurat ndaheshin mes kompanive sipas pjesës së tregut që zotëronin në atë moment. Në atë kohë, çmimi i policave ishte i përcaktuar me ligj dhe kompanitë nuk mund të konkurronin. Megjithatë, Autoriteti i Konkurrencës e vlerësoi marrëveshjen e siguruesve si të kundraligjshme dhe urdhëroi ndërprerjen e saj, pasi paralizonte konkurrencën në treg. U mendua se ligji i ri do të krijonte kushtet për një mirëfunksionim të këtij tregu, pasi hiqte miratimin nga Financat për çmimin, por shteti sërish një gjë të tillë e "fuste nga dritarja", duke qenë se AMF-ja jepte mendim a ishte një çmim i përshtatshëm apo jo. Në vend që t'i lihej tregut një gjë e tillë, duket se ingranazhet e një shteti të korruptuar kanë lëvizur në një drejtim që synon ruajtjen e fitimeve të konsiderueshme nga kompanitë e sigurimeve.
Sipas të dhënave nga AMF-ja, gjatë vitit të kaluar, në sigurimet e detyrueshme tetë operatorët e pranishëm në treg kanë marrë nga klientët 2.2 miliardë lekë të reja në formë primesh, ose mbi 16 milionë euro. Për dëmet e shkaktuara në këtë sektor, ato kanë paguar 969 milionë lekë, ose 7 milionë euro. Pra, fitimi i tyre në një fushë ku pagesat janë relativisht të larta, duke qenë se aksidente makinash ndodhin përditë, është 2.3 herë më i lartë se ajo ç'kanë paguar. Kuptohet që ky është një ndër sektorët ku kompanitë e sigurimeve fitojnë, pasi ato dalin me fitim edhe më të lartë ne fushën e sigurimit të jetës, zjarrit, etj.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët