Ligji i ri për sigurimin e detyrueshëm të tokave bujqësore nuk duhet të krijojë favorizime në kompanitë e sigurimit. Është ky rekomandimi i Agjencisë e Mbikqyrjes Financiare, pas propozimit të projektligjit për sigurimin e detyrueshëm të tokave bujqësore. Duke përmendur ekspozimin e lartë të Shqipërisë ndaj katastrofave natyrore e kryesisht ndaj tërmeteve dhe përmbytjeve, Kryetari i Bordit te Agjencisë se Mbikqyrjes Financiare, Pajtim Melani tha për mediat se sigurimi i fermerëve duhet të jetë emergjencë. Ai sqaroi se kompanitë nuk mund të sigruojnë një tokë bujqësore që është 100% e ekspozuar ndaj përmbytjes.
/Shqiptarja.com










