TIRANË-Temperaturat e nxehta dhe papërgjegjshmëria e qytetarëve, po shkaktojnë dëme të parikuperueshme në natyrë e mjedis. Me mijëra hektarë pyje të djegura dhe ende nuk ka një bilanc për dëmin e shkaktuar në florë e faunë, pasi flakët vijojnë nga jugu deri në veri të Shqipërisë. Jo vetëm pyje por edhe shtëpi e stane me bagëti janë shkrumbuar nga flakët.
Por sa të ndërgjegjshëm janë shqiptarët për tu siguruar nga zjarri?
Në 6 muajit e parë të këtij viti janë lidhur 25.485 kontrata për sigurimin e pronës nga zjarri e nga forcat e natyrës si dhe nga dëmtime të tjera, nga 22.839 kontrata që u lidhën në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo rritje dëshmon një rritje të ndërgjegjësimi pas fatkeqësive natyrore (tërmet, zjarre, përmbytje) që kanë ndodhur në vend.
Si pasojë e rritjes së numrit të kontratave të lidhura, është rritur edhe primi i sigurimit që është paguar. Nga 732.2 milionë lekë që u pagua në vitin e kaluar për sigurimin e pronës nga zjarri, në 6 muajit e parë të këtij viti janë paguar mbi 1 miliardë lekë.
Por teksa numri kontratave është rritur me 11.5% krahasuar me 2020-ën, është ulur vlera e dëmshpërblimit që është dhënë për qytetarët këtë vit.
Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare nëse në vitin e shkuar dëmet e paguara për sigurimin nga zjarri dhe forcat e natyrës ishte mbi 2 miliardë lekë, këtë vit nga janari-qershor janë paguar nga shoqëritë e sigurimit 514.3 milionë lekë.
Për gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë dëmshpërblyer për dëmet në pronë nga zjarri apo forcat të tjera të natyrës 361 të siguruar, nga 3.467 që ishte numri në të njëjtën periudhë të vitit 2020, duke pësuar nj ulje prej 89.5%.
Vlera e dëmshpërblimeve këtë vitit pritej të ishte më e lartë për shkak edhe të përmbytjeve që ndodhën në fillim të këtij viti, që dëmtuan me dhjetëra prona të siguruara.
Numri i kotratave dhe dëmeve të paguara në Sigurimin e Jo-Jetës
Dëmet e paguara bruto
Primi i shkruar bruto
Numri i dëmeve të paguara
K.T./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
26.7%
-
Jo
65.4%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 823
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dy fëmijët e këngëtares Ana Oxa marrin nënshtetësi shqiptare, Qazim Belleno: I befasuar me ndryshimin e Tiranës
27 Janar, 12:56
-
Vrasja e postierit në Kamzë, arrest me burg Eduard Lamit! Arma dhe gëzhojat dërgohen në laborator shkencor
27 Janar, 10:29
-
Rindërtohet gjimnazi ‘Sulejman Elezi’ (VIDEO)
27 Janar, 08:32
-
Lamtumira për kryepeshkopin Anastas! Athina e përcjell drejt Tiranës me marsh funebër! Në ceremoninë e varrimit pritet të jetë dhe Mitsotakis
27 Janar, 08:25
-
Yzberisht/ Djali qëllon me thikë të dashurin e mamasë, pas sherrit në banesë, arrestohet (EMRAT)
26 Janar, 17:26
-
Mbajti të mbyllur 21-vjeçaren në një apartament në Astir, 36-vjeçarin e tradhtuan gjurmët e gishtërinjve kur u ndalua nga Rrugorja
26 Janar, 16:08
-
Tiranë/ Mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren në një apartament në 'Astir', arrestohet njëri prej djemve! 36 vjeçari me precendentë, u dënua dhe për vrasjen e Denis Kasajt (EMRI)
26 Janar, 13:13
-
GJKKO e dënoi me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Memolla: Nuk iki nga posti pa vendim të formës së prerë
26 Janar, 12:27
-
Ish-presidenti Moisiu mesazh partive në prag të zgjedhjeve të 11 majit: Mendoni për Shqipërinë më shumë se për karriget
26 Janar, 12:18
-
Tiranë/ Babë e bir arrestohen për armë dhe kokainë në shtëpi! 76-vjeçari tentoi të hidhte drogën në lavaman, ndërsa pistoletën e hodhi nga ballkoni (EMRAT+VIDEO)
26 Janar, 12:03
-
Tiranë/ Me armë në brez lëvizte me makinë në rrugën “Pjetër Bogdani”, me video momenti i arrestimit (EMRI+VIDEO)
26 Janar, 10:53
-
Tiranë/ Sërish zjarr në pallatet e kompleksit 'Kika' te 'Komuna e Parisit'! Merr flakë garazhi, shkak kompresori i frigoriferit të një marketi! Evakuohen banorët, mes tyre fëmijë (VIDEO)
25 Janar, 18:31