TIRANE- Të gjithë shprehen dakord për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit e për miratimin e një ligji të ri për “Lustracionin”. Pas pozicionimit pro këtij ligji të shoqërisë civile që kanë dhe një draft të shkruar që pritet së shpejti të bëhet publik dhe pastaj, përmes plotësimeve të mundshme gjatë debatit të shkojë në Kuvend për t’u miratuar, ka qënë dhe Totozani ai që ka kërkuar nga politika një gjë të tillë.
Ndërkohë që një nga deputetet e PD-së, anëtare e kryesisë së kësaj partie Mesila Doda, ka mbështetur miratimin e një ligji të ri për Lustracionin por të ardhur nga shoqëria civile, ka qenë dhe e majta në mazhorancë ajo që e ka mirëpritur nismën e Avokatit të Popullit Igli Totozani, për të hapur dosjet e bashkëpunëtorëve dhe agjentëve të Sigurimit të Shtetit gjatë periudhës komuniste. Deputeti socialist, anëtar i komisionit të Sigurisë dhe të Ligjeve në Kuvend, Xhemal Qefalia, duke folur për A1 nënvizon se kjo focë politike e mirëpret një nismë të tillë, madje Shqipëria është e vonuar krahasuar më shumë vende të rajonit.
“Personalisht jam absolutisht i bindur dhe duhet patjetër, madje jemi shumë të vonuar. Është një diçka për të cilën qytetarët shqiptarë më së fundmi duhet ta kuptojnë se cilët janë ata individë të cilët sot ose gjatë gjithë periudhës së demokracisë kanë qenë në poste drejtuese dhe është dhe një si të thuash tensionim i asaj ngarkese”, tha Qefalia. Në të njëjtën linjë është shprehur dhe deputeti i LSI-së, Luan Rama, ku përveç të tjerash shprehet se nisma e bazuar edhe në modelin gjerman, do ketë përkrahjen e LSI-së në sallën e parlamentit.
Ai ironizon edhe qëndrimin hezitues të PD-së për këtë çështje. “Kjo është një çështje që për fat të keq ka ardhur dhe riardhur disa herë në axhendat politike dhe në axhendat e Kuvendit, por fakti që ende vazhdon të jetë ky problem do të thotë që s’ka patur një trajtim shterues dhe të çështjes që ka të bëjë më lustracionin. Jo thjeshtë dhe vetëm me ata që kanë qenë bashkëpuntorë të ish-sigurimit të shtetit por unë do ta zgjeroja gamën e përfshirjes në fokusin e këtij ligji për të gjithë ata që kanë probleme me institucionet e ligjit”, është shprehur Rama.
Ai ka nënvizuar se nuk e njeh në detaje iniciativën më të fundit por thotë se parimisht ka qenë njëri nga ata që gjithnjë ka insistuar dhe është shprehur “për një trajtim ligjor dhe për penalitete për të gjithë ata që kanë mëkate nga e shkuara e largët apo nga e shkuara e afërt në funksion të krijimit të një standarti e modeli jo vetëm për politikbërësit por dhe punonjësit e administratës shtetërore, të denjë për një administratë Europiane”.
Nisma
Pak kohë më parë Avokati i Popullit ka depozituar një nismë në kuvendin e Shqipërisë, ku propozon që legjislativi të miratojë ligjin për hapjen e dosjeve.
Tritan Shehu: “Hapja e Dosjeve ligji sipas modelit gjerman”
Ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu shprehet pro Lustracionit.
“Po flitet përsëri për hapjen e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit. E konsideroj shumë pozitive një iniciative të tillë. Është e tillë në planin moral, demokratik, të së drejtës, të transparencës, të ndarjes me të kaluarën, historik etj. Pati zhvillime pozitive në këtë drejtim më ‘95 e ‘96. Fatkeqësisht rebelimi komunist i ‘97-tës na ktheu prapa. Tashmë realiteti ynë është i ndryshëm”, deklaroi ai. Shehu thotë se kuadri ligjor nuk mund të jetë i njëjtë me të mëparshmin.
“Ka propozime nga disa pjesë të shoqërisë për të zgjeruar “pa fund” hapësirën lustrative të një ligji të mundshëm. Kështu me ose pa qëllim do të bëhet e pamundshme përgatitja e implementimi i një ligji të tillë. Mendoj se aktualisht varianti më i mirë është ai “gjerman”. Të synohet kryesisht në transparencën ndaj strukturave sekrete të asaj periudhe, individëve të përfshirë në ato, e veprimtarisë së tyre kriminale”, tha Shehu.
Shkrimi u publikua sot (02.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

japin OK për hapjen e dosjeve ">