'Silenciatori' prangos dy të rinj në Fier, i treti arratiset, bllokohet një pistoletë dhe kanabis

'Silenciatori'  prangos dy të rinj në Fier, i treti arratiset, bllokohet një pistoletë dhe kanabis

Pistoleta e sekuestruar

 FIER-Dy persona janë arrestuar pas ndjekjes nga policia, ndërsa i treti ka arritur që të arratiset. Të arrestuarit janë; F.K. 22 vjeç, drejtuesi i mjetit i akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje dhe K.Gj. 22 vjeç për moskallzim krimi.

Ndërsa në kërkim është shpallur A.P. 29 vjeç me precedent kriminal të mëparshëm në fushën e krimeve ndaj pronës, të tre nga Durrësi. Policia njofton se patrulla në orët e para të mëngjesit, në dalje të qytetit  ka konstatuar një automjet  'Renault' që kryente lëvizje të dyshimta dhe kur pikasi makinën e policisë është larguar me shpejtësi.

Patrulla e Përgjithshme është vënë në ndjekje të automjetit si dhe ka kërkuar ndihmën e shërbimeve të tjera, ku menjëherë në ndihmë të tyre janë nisur forca të tjera policore. Gjatë ndjekjes njëri prej pasagjerëve ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira ndërsa drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer tjetër janë kapur.

Gjatë kontrollit në automjet policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me silenciator, nga ku mori emrin edhe operacioni, së bashku me karikator me fishekë, si dhe një dozë me lëndë narkotike kanabis. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.P. që është në kërkim ka gjetur 40 doza me lëndë narkotike kanabis.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë