Silk Road Equity, kompania që
dha 850 milionë € për Albpetrol

Silk Road Equity, kompania që <br />dha 850 milionë € për Albpetrol
TIRANE - Ka befasuar të gjithë të pranishmit oferta financiare e dorëzuar pranë Komisionit të Vlerësimit të Ofertave - në ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës – nga një kompani amerikane, fare e panjohur për shqiptarët, Vetro Silkroad Equity LTD.

Ditën e hapjes së zarfave me ofertat për blerjen e 100 për qind të aksioneve të kompanisë se vetme shtetërore të naftës, Albpetrol, kjo kompani ka ofruar 850 milionë euro, duke kaluar të gjitha ofertat e tjera. Komisioni vijon aktualisht punën për verifikimin e deklarimeve të kësaj kompanie dhe të të tjerave, para se të shpallë fituesen. Për ofertën më të mirë financiare, kompania merr 75 për qind të pikëve në tender, ndërkohë që 25 për qind kanë të bëjnë me kushte teknike

Kompania në fjalë paraqet një aktivitet, që nuk ka të bëjë aspak me sektorin e naftës, gazit natyror dhe hidrokarbureve në përgjithësi, por që është një nga kushtet për të fituar tender.

Ajo, sipas deklarimeve publike të drejtuesve të saj, është një ndërmjetëse financiare për investime të llojeve të ndryshme, e themeluar në 2003 në Çikago dhe me aktivitet në shtetet Karolina e Veriut dhe Karolina e Jugut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Drejtuesit e saj janë Matju Rozhak (president) dhe Endrju Filipovski (drejtor ekzekutiv). Investimet e saj kryesore të listuara në faqen e internetit janë në fushën e restoranteve, bankave të gjakut, shëndetësisë, teknologjisë, zhvillimin e markave, zbavitjes e pasurive të paluajtshme.

Kompania nuk e ka të publikuar bilancin e saj në faqen e internetit, ndryshe nga pjesa më e madhe e kompanive të mëdha amerikane.

Kompani të tjera që kanë ofruar shuma më të ulta ishin Bankers Petroleum nga Kanadaja, e pranishme në Shqipëri nëpërmjet koncensionit në Patos-Marinës dhe Kuçovë. Ajo ka ofruar 303.8 milionë euro, duke paraqitur edhe garancinë bankare për këtë shifër. Një shifër të lartë ka ofruar edhe kompania Amber Shajn,790 milionë euro,  por pa respektuar kushtin e garancisë bankare dhe të njejtën gjë e ka bërë edhe rusja Gazprom, e cila, nga ana tjetër, e ka vlerësuar vetëm me 52 milionë dollarë Albpetrolin.

Dokumentat e tenderit ishin tërhequr nga 19 kompani, por shumica e tyre është tërhequr. Vetëm gjashtë prej tyre ishin të pranishme në paraqitjen e ofertave, në ora 12.00 të datës 7 shtator 2012. Dy muaj më parë, disa prej tyre kishin kërkuar shtyrje të afatit për dorëzimin e ofertave, kërkesë që u plotësua nga ministria.

JA KOMPANITE E INTERESUARA PER PRIVATIZIMIN:

1. GAZPROM - Rusi
2. APIC PETROLEUM - Shqipëri
3. SILK ROAD EQUITY - SHBA
4. CALIK ENRGY - Turqi
5. TIWAY OIL - Norvegji
6. TRIPLE FIVE INTERNATIONAL - Kanada
7. PETROMANAS - Zvicër
8. BANKERS PETROLEUM - Shqipëri
9. GPRO GROUP - Kinë
10. YLDIZLAR SSS - Turqi
11. BRACK KAPPA - Shqipëri
12. ZG PROJEKT - Maqedoni
13. SAHARA IDIA PARIWAR - Indi
14. KURUM - Shqipëri
15. ECOLOG INTERNATIONAL - Dubai
16. ISRAELI INVESTIMENT - Izrael
17. TRANSOIL GROUP - Zvicër
18. THOMPSON GLOBAL LP - SHBA
19. BRIGHT OIL PETROLEUM - Hong Kong

REAGON BRACE


“Ky nuk është privatizim, është më shumë se kaq!”, shkruan ne Facebook deputeti socialst Erion Braçe.
Braçe thotë se përfaqësues i kësaj kompanie ështe Essad Puskar, boshnjako-amerikan i njohur në Shqipëri si njeri i afërt e bashkëpunëtor i biznesmenit Rezar Taçi në kompaninë “Taçi Oil International” dhe në Kosovë si këshilltar i biznesmenit Behxhet Paçolli, ish kandidat për president dhe sot zv.kryeministër i qeverisë së Hashim Thaçit.

“Tamam në Kosovë ishte pritësi i sms-ve të famshme mes Behgjet Pacollit dhe ish ambasadorit Dell në çastet e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës”, shkruan Braçe në Facebook.

rezart taci essad silk road albpetrol
(Në foto Rezar Taçi dhe Essad Puskar)

Braçe evidenton disa fakte ku thotë se “Essad Puskar, me profile të shumta publike, njofton se javët e fundit ka punuar shumë në Baku-Azerbaxhan për të krijuar mundësi të reja për investime”, në takime me ministrin e jashtëm të Azarbaxhanit por edhe me zëvendëspresidentin e kompanisë shtetërore të naftës “Socar”. Ne faqen e tij ne internet rezulton se Puskar ka qene ne Baku ne shkurt te ketij viti.

(gk/Gre.M/sg/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, arrestohet në Itali 'truri financiar' Bujar Shega! Kush është biznesmeni nga Peqini dhe lidhjet e tij me Suel Çelën

Operacioni i SPAK, arrestohet në Itali 'truri financiar' Bujar Shega! Kush është biznesmeni nga Peqini dhe lidhjet e tij me Suel Çelën