Sillnin në Shqipëri dokumente të falsifikuara të shtetësive të huaja, tre të arrestuar në Tiranë

Sillnin në Shqipëri dokumente  të falsifikuara të shtetësive të huaja, tre të arrestuar në Tiranë

Kartat e fallsifikuara dhe pasaporta

TIRANË-  Tre persona u arrestuan nga policia e Tiranës pasi akuzohen se siguronin jashtë vendit dhe sillnin në Shqipëri dokumente të shtetësive të huaja, të falsifikuara. Mariglen Hoti, 35 vjeç, Shkëlqim Hoxha, 52 vjeç dhe Ilir Hoxha 34 vjeç të tre banues në Tiranë, u vunë në pranga.

Sipas hetimeve, dy të arrestuarit me mbiemrin Hoxha siguronin dokumentet e falsifikuara jashtë vendit, dhe më pas ja sillnin 35-vjeçarit kundrejt pagesës. Ky i fundit gjente klientë dhe i shiste në Shqipëri. Policia lokalizoi në Kamzë Mariglen Hotin dhe gjatë kontrollit të dokumenteve i gjetën një patentë italiane të dyshuar të falsifikuar.

Sipas policisë dy të arrestuarit Shkëlqim dhe Ilir Hoxha siguronin dokumentet e falsifikuara jashtë vendit, dhe më pas ja sillnin 35-vjeçarit kundrejt pagesës. Ky i fundit gjente klientë dhe i shiste në Shqipëri.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:11
Tiranë, si u zbulua baza e falsifikimit të dokumenteve! Tre të arrestuar

1686646516_ËhatsAppImage20230613at10.53.092.jpeg

Prokuroria e Tiranës dha informacion lidhur me zbulimin e bazës së falsifikimit të dokumenteve të identitetit që përdoren për kalim të paligjshëm të kufirit në shtete të ndryshme për të cilën sot u kryen tre arrestime. Të arrestuar janë Mariglen Hoti, 35 vjeç, Shkëlqim Hoxha, 52 vjeç, dhe Ilir Hoxha, 34 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Operacioni mbulon një numër të madh zbulimesh të shtetasve shqiptarë që tentuan të udhëtonin drejt Mbretërisë së Bashkuar nëpërmjet aeroporteve të ndryshme në Gjermani duke përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara.

"Në datën 09.11.2022 në aeroportin e Hanoverit është arrestuar një çift shqiptar të cilët po tentonin të fluturonin për në Londër duke përdorur dokumenta greke të falsifikuara. Pasaportat përmbanin një përzjerje të filigranteve S të dyfishtë dhe gjysmëhënë, gjithashtu përmbanin një çip të lexueshëm. Shtetasit e arrestuar janë O.N. dhe K.L., dhe gjatë hetimeve u konstatua se një i afërm i tyre kontaktoi me një falsifikues në Shqipëri nëpërmjet rrjetit ‘Tik-Tok’, profili “passaporaeurope”.

Në vjim të hetimeve nga ana e Prokurorisë Tiranë, të kryera me metoda speciale të hetimit si blerje e simuluar, vëzhgime, etj, u zbulua mekanizmi ku shtetas të ndryshëm porosisnin dokumente të falsifikuara duke përfshirë pasaporta tek shtetasi M.H., dhe ky i dërgonte porositë në laboratorin në Kosovë ku dhe kryheshin falsifikimet. Këto dokumente më pas dërgoheshin në destinacion nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tyre që kamuflonin këtë veprimtari të kundraligjshme duke u marrë me transportin e udhëtarëve nga Kosova në Shqipëri dhe më gjerë. Pas një veprimtarie të gjatë hetimore u arrit të dokumentoheshin shkeljet dhe të arrestoheshin shtetasit M.H., Sh. H dhe I.H.

Prokuroria është në komunikim edhe me organet ligjzbatuese të Kosovës duke transmetuar gjithë informacionin e duhur me qëllim dokumentimin dhe goditjen e bazës ku prodhohen dokumentet e falsifikuara të cilat përdoren në shtete të ndryshme" thuhet në njoftimin e shpërndarë sot nga prokuroria e Tiranës

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Du Du' dhurata për Krishtlindje e Xhensilës për vajzën e saj 

'Du Du' dhurata për Krishtlindje e Xhensilës për vajzën e saj