Superpërballja e shumëpritur në boks për pesha të rënda mes Deontay Wilder dhe Domenic Breazeale ka zgjatur më pak se dy minuta. Kampioni në fuqi i titullit WBC, Wilder, i dha fund takimit me një të djathtë potente që në raundin e parë. Pas një nisje në dukje të barabartë dhe që pritej të mbyllej me pikë, Wilder lëshoi një silur në nofullën e majtë të bashkëkombasit të tij duke e rrëzuar në ring.
Megjithëse Dominic u përpoq nuk arriti ta shmangte dot humbjen. Për Wilder kjo ishte fitorja e 41 në karrierë në 42 ndeshje, ndërkohë që vetëm 1 sfidë është mbyllur në barazim. Pikërisht ajo kundër Tyson Fury me 1 dhjetor të 2018. Ndërsa për Domenic kjo ishte humbja e dytë në karrierë, pasi më herët ishte mposhtur edhe nga kampioni i shumë titujve Anthony Joshua.
Në përfundim të takimi Wilder tregoi edhe anën e tij njerëzore pasi para takimit me Domenic për mediat kishte deklaruar ‘se dëshironte të vriste dikë në ring’. Ai tha: “Sapo i komunikova Domenic se e dua dhe që gjithashtu jam i lumtur të shkoj në shtëpi pranë familjes së tij.”
Në fund Wilder u shpreh se shpejtë do të pranojë ‘re-match-in’ me Tyson Fury dhe përballjen me Anthony Joshua, dy boksierë të peshave të rënda që gjithashtu nuk kanë asnjë humbje në karrierën e tyre. Por në deklarëtën e tij për dy boksierët Wilder ishte kërcënues, kjo edhe me të drejtë pasi 20 nga 41 fitoret e tij janë vulosur me nokaut që në raundin e parë.