Silva Gunbardhi i nënshtrohet
operacionit: Lutuni për mua

Silva Gunbardhi i nënshtrohet<br />operacionit: Lutuni për mua
Këngëtarja e hitit ’’Të ka lali shpirt’’, Silva Gunbardhi i është nënshtruar një operacioni, pas një problemi me shikimin.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka lajmëruar të gjithë fansat, ku ju ka kërkuar që të luten për të. Në postimin e saj mjaft prekës, këngëtarja ka shkruar se edhe pse njërëzit mendojnë se personazhet publikë kanë një jetë perfekte, edhe ata ndeshen me probleme si të gjithë njerëzit e zakonshëm. 
 
Postimi i plotë i Silva Gunbardhit:

 
“Ndodh që figurat publike të shikohen si perfeksion POR askush nuk është perfekt! Të gjithë kemi të meta,probleme! Jam mësuar të më bëhet llogaria sesa fitoj pa i shkuar kujt në mend se sado të fitoj një nënë me fëmijë të vogël asnjëherë nuk mjafton! Për të vazhduar me probleme të tjera që kanë të bëjnë me shikimin tim. Pres me ankth ditën e nesërme ku jam e detyruar ti nënshtrohem një operacioni në sy! Doktor Kastriot Boriçi më dha një shpresë që unë mund të shikoj më në fund si njerëzit normal! Nëse keni kohë lutuni Zotit për mua!”

Redaksia Onliune
XH.K/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje