Silva Gunbardhi lidhet me
djalin e këngës “Të ka lali shpirt”

Silva Gunbardhi lidhet me<br />djalin e këngës “Të ka lali shpirt”
Për Silva Gunbardhin kjo ka qenë një verë e  mbushur me koncerte të shumta, por edhe me një dashuri të re. Të paktën kështu pohojnë njerëz të afërt me të, të cilët konfirmojnë faktin se ajo po jeton një histori dashurie.

Dhe kjo gjë nuk mbetet vetëm në rrëfimet e atyre që e njohin nga afër këngëtaren por vërtetohet edhe nga fotot e shumta në Instagram, në Facebook ku shihet e lumtur në krahët e reperit Dafi, me të cilin ka bashkëpunuar në këngën “Të ka lali shpirt” së bashku me Mandin e Nishtullës.



Madje ata nuk i kanë kyrsyer as fotot e nxehta të pushimeve dhe  kanë vednsour foto si çift në profilet përkatëse. Silvën e njohim të gjithë si një këngëtare, e cila ka eksperimentuar si në muzikën popullore e po ashtu numëron një sërë këngësh të sukseshme në festivale të ndryshme të muzikës së lehtë.



Megjithatë suksesi që pati kënga “Të ka lali shpirt” nuk krahasohet me asnjë prej këngëve të saj të mëparshme. E jo vetëm kaq. Kjo këngë i solli asaj edhe një histori dashurie, të cilën siç po e shihni edhe në foto këngëtarja po e shijon në maksimum.
 


 Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lutfi Dervishi: Rezistencë civile apo partiake?

Lutfi Dervishi: Rezistencë civile apo partiake?