Jeta e artistëve është një ishull që zbulohet pak e nga pak, por për Getoar Selimin të themi të vërtetën përveç disa informacioneve për jetën e tij private, nuk e dinim që ai ishte edhe adhurues i gjetheve të hashashit.
Jeta e artistëve është një ishull që zbulohet pak e nga pak, por për Getoar Selimin të themi të vërtetën përveç disa informacioneve për jetën e tij private, nuk e dinim që ai ishte edhe adhurues i gjetheve të hashashit. Nuk mund të hamendësojnë nëse ai i preferon ato të thata apo të gjelbra siç edhe duket në foto, por e gjithë kjo skenë është një provokim i hapur. Nuk duhet të çuditemi më shumë sesa duhet, pasi shumë artistë të mëdhenj nëpër botë këtë simbol dhe “dashuri” nuk e kanë fshehur asnjëherë. Ndoshta kjo gjethe e famshme që ka tunduar dhe vazhdon të tundojë shumë njerëz është një mesazh i Getit për të mos e përdorur kurrë marihuanën, edhe pse të themi të vërtetën, shumica e atyre që shohin mund të hamendësojnë në gjithëfarë mënyrash për jetën e artistit të njohur kosovar. E vërteta është se e gjithë kjo skenë po përdoret për një skenë klipi, shoqëruar edhe me një këngë të re.