Producenti i njohur i talent show-t X-Factor Britain, Simon Cowell do të bëhet baba prej gruas së mikut të tij më të mirë.

Ai u afrua me Luara Silverman, bashkëshorten e mikut të tij më të mirë Andrew Silverman, ndërkohë martesa e tyre ishte në vështirësi.

simon cowell

Sipas mediave të huaja ajo ka dashur prej kohësh të ndahej nga bashkëshorti dhe të niste një lidhje  të re me producentin.

Lauren e dashuron Simonin dhe shumë herë ka thënë se dëshiron të martohet me të dhe të lindë fëmijën e tij, ndërsa tani diçka e tillë është duke u realizuar “, -është shprehur një burim për mediat e huaja.

simon cowell

Ndërkohë nuk dihet cili ka qenë reagimi i Andrew Silverman, mikut të ngushtë të Simon Cowell  përballë kësaj situate.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)