Simon Hadaj: Të korruptuar e të inkriminuar, mblidhuni te Berisha!
Xhemal Gjunkshi, Arjan Ndoja, Adriatik Llalla dhe Gjin Gjoni
Në politikën shqiptare, pak figura kanë treguar një aftësi të tillë për të mbledhur rreth vetes një grusht individësh të lidhur me skandale korrupsioni dhe abuzime me pushtetin si Sali Berisha.
Ai duket sikur të jetë poli magnetik që tërheq pa dallim çdo mbetje të korrupsionit të së kaluarës, duke e bërë atë një simbol të riciklimit të së keqes në politikë dhe drejtësi.
Në fillim iu bashkua Gjin Gjoni, një ish-gjyqtar i njohur për pasuri të dyshimta dhe për një sistem drejtësie që favorizonte të fortët. Pastaj erdhi Adriatik Llalla, ish-kryeprokurori që u sanksionua nga SHBA për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Tani në listën e mbështetësve të Berishës shtohet edhe Adrian Ndoj, një tjetër figurë që përfaqëson degradimin e sistemit të drejtësisë shqiptare.
Madje, edhe Gjeneral Gjunkshi, dikur drejtues i Shtabit të Përgjithshëm, është kthyer në një “ushtar” të thjeshtë të klubit korruptiv “Partizani”, duke konfirmuar edhe një herë se Berisha nuk po ndërton një alternativë për të ardhmen, por thjesht po krijon një strehë për ata që kërkojnë mbrojtje nga një sistem drejtësie përditë e më aktiv.
Me këtë grupim, Berisha nuk ofron asnjë mundësi për një Shqipëri më të mirë. Përkundrazi, ai kërkon të mbajë gjallë një model të kalbur të politikës dhe administratës, ku korrupsioni dhe kapja e institucioneve ishin norma, dhe ku ai dhe familja e tij qëndronin në majën e piramidës. Në vend që të sjellë ndryshim, ai po ringjall të shkuarën më të errët të vendit.
A është ky drejtimi që meriton Shqipëria? Ka ardhur koha që qytetarët të mos bien më pre e këtij riciklimi të së keqes!
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
8.5%
-
Pak
80.8%
-
Nuk e di
10.7%
Vota total: 598
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Agron Shehaj: Synojmë 1 mandat në Korçë, marrim 10% të votave në rang kombëtar
29 Mars, 17:36
-
‘Pacientët në urgjenca përballen me kushte të mjerueshme’, Alimehmeti: PD do t’i japë zgjidhje reale shërbimit shëndetësor
29 Mars, 17:35
-
Muçollari: 27 ton fileto pule me salmonelë në tryezat e shqiptarëve, qeveria dhe Ministrja Denaj të largohen menjëherë
29 Mars, 17:33
-
Programi i PS për ‘Shqipërinë 2030’/ PD: Rama ofroi të njëjtën ‘përrallë’ si herët e tjera! Meta: Vodhi premtimet tona elektorale! Basha: Ke investuar te 313-ta
29 Mars, 17:19
-
Rama: Mos prisni 15 vite për dokumentet greke, më 11 maj mesazh BE dhe Greqisë se duam të jemi të barabartë! Për 1 vit hapim konsullatën shqiptare në Kretë (VIDEO)
29 Mars, 16:22
-
Meta audio mesazh nga qelia: Rama ka nisur të vjedhë premtimet elektorale të opozitës! 11 Maji, dita e fitores së lirisë mbi tiraninë
29 Mars, 15:52
-
‘Djathtas për Zhvillim’ heq familjarët nga listat e mbyllura/ Shehi: Në listat tona s’ka kandidatë me probleme! Alibeaj: Koalicioni ynë kundërshtar ka vetëm Ramën
29 Mars, 15:09
-
Rama: Më 11 maj votë masive, mandati i katërt për pasaportën e BE! T’i japim mesazhin e duhur Brukselit
29 Mars, 15:06
-
Prezantimi i programit nga Rama, Bardhi: Pranoi që plani i PD është i realizueshëm, duhet vetëm një qeveri e re
29 Mars, 14:50
-
Dashnor Sula ironizon PD-në: Gruaja më e votuar në primaret e Elbasanit u fut në listë të mbyllur, kurse kandidati 'SPAKIST' s’u llogarit fare
29 Mars, 14:05
-
E plotë/ Edi Rama: Ja programi i PS për Shqipërinë 2030! Më 11 maj votë masive për integrimin në BE
29 Mars, 13:26
-
Sali Berisha sulmon BE-në: Bekoi në heshtje narkodiktaturën në Shqipëri, nuk foli kur më arrestuan mua! Vetëm Doris Pack na mbështeti
29 Mars, 13:07
Berisha nje vrases kriminel,hajdut,i korruptuar......lihet i lire nga SPAK.,pritet te dale dhe Meta nga burgu.Qeveria tu kerkoje prokuroreve te kthejne pagat qe kane marre Ata nuk mund te paguhen per te bere padrejtesi.Skandaloze,keta prokurore jane te shitur e te blere nga Sali Serbi e Meta sepse jane vet te inkriminuar e te korruptuar.
Përgjigju