Simoncini, italianët ia hoqën, në
Tiranë mori liçencën në vitin 2011
Mjeku italian Tullio Simoncini, është përjashtuar nga urdhri i mjekut në Itali që në 2003, ndërsa në vendin tonë është licencuar në shtator të 2011. Paqartësi ka edhe për spitalin privat “Universal Hospital Tirana”. Roja i tij thotë ai ka dy vjet që nuk funksion, por ministri Tavo, deklaron se ai ky spital funksionon normalisht.
Skandali me mjekun italian, Tullio Simoncini, i përjashtuar që nga 2003 nga urdhri i mjekëve përtej Adriatikut për mashtrime dhe vrasje me dashje të të sëmurëve me tumor, merr përmasa të tjera. Pas denoncimit të familjarëve të 27-vjeçarit italian, Luca Olivotto, i cili ndërroi jetë me datë 18 tetor të këtij viti në klinikën private "Universal Hospital Tirana", se vdekjen e djalit të tyre e kishte shkaktuar terapia me bazë bikarbonatin e natriumit (sodë buke në gjuhën popullore), terapi e cila është e ndaluar të aplikohet në Itali dhe mjeku italian vinte në Shqipëri për një praktikë të tillë, dalin në dritë shkelje të mëdha të institucioneve që kanë për detyrë të kontrollojnë ata që ushtrojnë profesionin e mjekut. Sipas informacioneve (Wikipedia), mjeku italian Tullio Simoncini, është përjashtuar në mënyrë përfundimtare nga urdhri i mjekëve në Itali që në vitin 2003, për mashtrim dhe vrasje me dashje, pikërisht pasi ai aplikonte këtë metodë tek të sëmurët e tij.
Mirëpo, pas interesimit tonë pranë "Urdhrit të Mjekut" në Tiranë mësojmë se i përjashtuari nga radhët e bluzave të bardha në Itali, në fakt figuron i licencuar në kryeqytetin tonë. Që do të thotë, se ai ka të drejtë të ushtrojë profesionin e tij i lirë dhe pa asnjë frikë, pavarësisht akuzave të forta që ka ngritur vendi i tij i origjinës. "Mjeku italian Tullio Simoncini është regjistruar pranë nesh me datë 30 shtator 2011, me numër regjistri 3756, si mjek diabetik-onkologjist për llogari të "Zoja e Këshillit të Mirë", - na shpjegojnë pranë zyrës së shtypit të "Urdhrit të Mjekut", të cilët, përveç dosjes me dokumentacionin e dorëzuar për çdo mjek, kanë edhe një regjistër ku shënohen të dhënat kryesore për të gjithë mjekët e licencuar.
Duke qenë se "Urdhri i Mjekut" është instanca përgjegjëse për të licencuar të gjithë ata që kanë të drejtë të ushtrojnë profesionin e mjekut, por edhe t'ua heqin këtë të drejtë kur ata bëjnë shkelje, kontaktuam me kreun e "Urdhrit të Mjekut" të Tiranës, Faik Toska, se si ka mundësi që një mjek i përjashtuar në Itali, të jetë i lirë të ushtrojë profesionin në vendin tonë. "Licenca që lëshojmë ne është e vlefshme për 5-vjet, sigurisht nëse gjatë kësaj kohe ai nuk bën shkelje të rënda mjekësore dhe të merren masa ndaj tyre. Në rastin e mjekëve të huaj, ne përdorim procedura më strikte. Secili prej tyre ka një dosje pranë "Urdhrit të Mjekut", ku midis të tjerave është edhe diploma e shkollës së lartë që ka mbaruar, e ekuivalentuar nga Ministria jonë e Arsimit si dhe një deklaratë nga 'Urdhri i Mjekut" nga vendi nga i cili vjen, se ai është pjesë e urdhrit dhe nuk penalitete.
Vetëm pasi të na sjellë këtë dokument, ne mund ta regjistrojmë. Nëse është e vërtetë kjo që thoni ju, që ky mjek është përjashtuar që nga viti 2003 nga "Urdhri i Mjekut" në Itali, atëherë përgjegjësia bie mbi ne, pasi ne nuk duhet ta kishim regjistruar pa këtë dokument. Por nëse është përjashtuar pasi e kemi licencuar ne, atëherë ne nuk kemi faj. Megjithatë, duke qenë se nuk jam në zyrë, nuk mund të të them se çfarë dokumentesh kam në dosjen e tij, por pas kësaj që ka ndodhur ne do të nisim hetimet tona, do ta diskutojmë çështjen në këshill dhe nëse ka shkelje do të marrim masa. Edhe nëse ne kemi gabuar, do të mbajmë përgjegjësitë tona", - na shpjegon kreu i "Urdhrit të Mjekut" për Tiranën, Faik Toska.
Ndërkohë burime zyrtare pranë universitetit privat "Zoja e Këshillit të Mirë" e mohojnë në mënyrë kategorike që mjeku italian Simoncini të jetë punësuar ndonjëherë pranë tyre. "Ky person nuk ka qenë asnjëherë pjesë as e mësimdhënies në universitetin "Zoja e Këshillit të Mirë" dhe as ka punuar ndonjëherë te poliambulanca "At Luigji Monti", që janë pjesë të njëjtit filial", - na shpjegojnë burimet pranë ZKM-së.
Ndërkohë që vetë mjeku Simoncini i kontaktuar në telefon nga gazetarët e A1 Report, nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje, por, sapo ka marrë vesh përse po i telefonojmë ka mbyllur menjëherë telefonin.
(ek/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
29.5%
-
Të gabuar
55.7%
-
Nuk e di
14.8%
Vota total: 122
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndryshime në Kod për votën e diasporës, Krashi kritika: Pas 4 muajsh, u kujtuam që e kemi bërë gabim! Shehi: S’e çan dot pushtetin, ‘tasin e supës’ e kanë PS e PD
23 Janar, 22:25
-
Spanjë/ Ja si u godit banda e 6 ‘skifterëve’ shqiptarë! Gjykata i lë në burg, 300 mijë euro grabitje në pak javë, 2 do ekstradohen
23 Janar, 22:11
-
Presidenti Trump urdhëron deklasifikimin dhe publikimin e dosjeve për eliminimin e ish-presidentit Kennedy dhe Martin Luther King
23 Janar, 22:02
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
Trump tha se do heqë ligjin e nënshtetësisë për fëmijët që lindin në SHBA, Gjykata pezullon përkohësisht urdhrin e Presidentit
23 Janar, 21:40
-
Marrëveshje PS-PD/ Kreshnik Spahiu: E harruan qeverinë teknike dhe mosbindjen civile! Teatër i dy aktorëve komikë
23 Janar, 21:20
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit/ Sula: Ka një kleçkë ligjore dhe 'hipokrizi', ja se si vihemi në lëvizje!
23 Janar, 20:53
-
Thoma Gëllçi: Sherrin nuk e gjeta mes jush. Atë ua solla unë!
23 Janar, 20:41
-
FOTO/ Momenti kur edukatorja qëllon 3-vjeçarin në një kopsht në Tiranë! Babai: Më kanë bërë presion që të mos kallëzoja në polici
23 Janar, 20:36
-
Arrestohet në Fushë-Arrëz 29-vjeçari i akuzuar për shitje narkotikësh, kërkohej prej korrikut pasi theu arrestin shtëpiak (EMRI)
23 Janar, 20:35
-
Vettingu/ Kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendim gjyqësor, KPA shkarkon përfundimisht ish-gjyqtarin Guximtar Boçi
23 Janar, 20:20