/ ATSH/ - Në Tiranë po zhvillohet simpoziumi ndërkombëtar i Reqebullit të Ballkanit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve mjedisorë nga vendet Ballkanike si dhe nga organizata mjedisore ndërkombëtare.
Zonat e mbrojtura janë cilësuar si fokusi kryesor i menaxhimit të habitateve, ku po flitet për mbrotjen e faunës së egër, e cila ka qenë mjaft e rrezikuar në vitet e shkuara në vendin tonë. Reqebulli i Ballkanit është specie prezente në të gjitha Alpet tona, por kryesisht në Parkun Shebenik-Jabllanicë, në atë të Alpeve Veriore, në malësitë e Pukës dhe të Kukësit. Ruajtja dhe kujdesi ndaj faunës së egër që rrezikohet në disa specie të saja, do të jetë fokusi i këtij simpoziumi.