Fitorja e fundit në një derbi për Tiranën është më 7 shkurt të vitit 2014. Në atë ndeshje luante në fushë edhe kapiteni Elvis Sina, sot një tifoz i thjesht i bardhebluve. Në një intervistë ekskluzive për “Report TV”, ish-mbrojtësi shprehet:
”Është e vërtetë që Tirana nuk fiton për një kohë të gjatë kundër Partizanit, por kjo nuk do të thotë që nuk është e mundur ta fitojë të premten.”
E keni ndjekur Tiranën këto vite?
Kam më shumë se 4 vite i shkëputur nga futbolli, por Tiranën e kam ndjekur gjatë gjithë kohës. Nuk është ai ekip i kohëve kur luanim ne, por është aty ku duhet, duke patur parasysh se vjet bënte pjesë në kategorinë e parë.
E aftë të përballojë superioren, duke patur parasysh objektivat e Tiranës që janë gjthmonë për majën e klasifikimi?
Tirana gjithmnonë ka luftuar për të qenë kampion. Ky është edhe objektivi, për të qenë në majat e futbollit shqiptar. Patëm një sezon në kategorinë e parë, e cila sigurisht nuk është pritur mirë, por janë gjëra që ndodhin, shpresoj të kemi ndryshuar faqe, të shkojmë aty ku e meriton Tirana.
Trajnerë debutues për të dy kampet, si Ze Maria ashtu edhe Skënder Gega.
Të dy trajnerët janë shumë të aftë, e dinë çdo të thotë një ndeshje derbi. Nuk do jenë të ndikuar nga emocionet. Ze Maria është I aftë dhe e di shumë mirë se çdo të thotë një ndeshje derbi, e di çfarë do të thotë për tifozët, për klubin. Do ndikonte shumë pozitivisht edhe për të, pasi I rriten pozitat në klub.
Parashikimi për ndeshjen
Një derbi i ka të tre rezultatet brenda. Uroj që të jetë një takim i bukur dhe që stadium të jetë plot. Parashikimi im për takimin është që Tirana fiton 1-0.
Komento