Sina: Presidenti të zgjidhet me
84 vota, jo më politikanë në KLD

Sina: Presidenti të zgjidhet me<br />84 vota, jo më politikanë në KLD
TIRANE - Një president i zgjedhur me 84 vota do të ishte alternativa më e mirë për t’i dhënë popullit një kryetar shteti të pavarur. Ky është mendimi i konstitucionalistit Dariel Sina i cili në një intervistë për televizionin A1 Report thotë se nëse kandidatura për kreun e shtetit do të përmbush kriteret atëherë edhe bashkëpunimi me opozitën për ta miratuar do të jetë më i lehtë. 

“Personalisht unë do isha dhe për zgjedhjen nga populli pra zgjedhje direkte por dhe zgjedhja me 84 vota është një zgjedhje e drejtë sepse presidenti në këtë mënyrë është totalisht i pavarur dhe ka një mazhorancë në zgjedhjen e tij që të ushtrojë mandatin e tij 5-vjeçar pa asnjë goditje e cila mund t’i vijë nga anëtarët e parlamentit ose nga një grup i cili mund të jetë grupi parlamentar ose i shumicës ose i pakicës parlamentare. Gjithmonë votat gjenden në qoftë se vendoset një kandidaturë e cila përmbush dhe ka kandidatura si majtas si djathtas e cila kandidaturë përmbush ato elemente që kërkohet që të ketë presidenti”, u shpreh Sina.

Sina ndalet edhe tek Këshilli i Lartë i Drejtësisë për të cilën thotë se propozimet për të sjellë në këtë këshill figura jashtë politikës do ta bëj atë eficent. 

“Së pari kaq shumë anëtarë nuk ka pse të ketë KLD 15 anëtarë pra duke hequr ndoshta presidentit, duke hequr ndoshta dhe ministrin e Drejtësisë, pjesëmarrjen e tyre sikurse dhe votën e tyre në KLD, mendoj se numri duhet të reduktohet dhe duhet të vijë, sipas variantit që unë kam parë, duhet të vijë një numër i cili duhet të jetë tek 9 deri në 11 veta sikurse është propozuar. Ne duhet të drejtohemi kryesisht te bota akademike”, tha Sina.

Kalimi i Gjykatës së Lartë nën varësi të KLD-së, sipas Sinës, do të shmangë ngërçet e krijuara mes presidentit dhe kuvendit për emërimin e gjyqtarëve . 

“Besoj se formula ku vet organi KLD i cili do ketë nën kontroll juridik organet gjyqësore, pra do ketë Gjykatën e Shkallës së Parë, Shkallës së Ddytë dhe Gjykatën e Lartë atëherë do të jetë shumë më e thjeshtë që të zgjidhen këta anëtarë sepse do jetë një organ kolegjial ku propozohen kandidaturat dhe fiton ai person i cili merr votat”, u shpreh pwr A1 Report konstitucionalisti Dariel Sina

Sina ka një koment edhe për emërimin e kryeprokurorit i cili është një tjetër institucion që preket nga reforma në drejtësi 

“Sikurse thamë për KLD se ata do zgjedhin anëtarët e gjykatës së lartë e njëjta gjë duhet të ndodhi dhe me Këshillin e Prokurorisë i cili do jetë organi kolegjial që do zgjedhë prokurorin e Përgjithshëm dhe kjo kompetencë duhet t’i hiqet tashmë parlamentit shqiptar”, theksoi Sina.

Vetëm një ditë më parë kryekomisioneri Fatmir Xhafa në një bashkëbisedim me gazetaret përveç se zbuloi detaje nga drafti i punuar nga ekspertët e drejtësisë, ai tha se kjo reformë nuk përfundon këtë vjeshte por vetëm amendamentet ku pritet të preken mbi 40 ligje.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria