Kryebashkiaku i Beratit, Petrit Sinaj deklaroi dje se legalizimet vend e pavend kanë sjellë probleme të parikuperueshme në këtë bashki. Këtë deklaratë, Sinaj e bëri gjatë takimit të tretë mbi strategjinë e planifikimit vendor, ku morrën pjesë grupet e interesit të organizuar nga bashkia e qytetit, “Co.Plan” dhe USAID. “Problemet janë të mbartura ndaj nuk mund të rikuperohen dëmet që kanë sjellë legalizimet vend e pavend, por do të bëhen studime për t’i rikuperuar disi ato gabime që janë bërë gjatë këtyre 25 viteve”, tha kryebashkiaku Petrit Sinaj.
/Shqiptarja.com










