TIRANE- I penduari i drejtësisë Julian Sinanaj në rrefimin e tij para prokurorëve ka treguar se ka ndjerë pendesë dhe i ka ardhur shumë keq, pasi ka ekzekutuar me disa plumba biznesmenin Agron Çela.
Sipas tij, ekzekutimi është bërë në sy të fëmijëve të tij, të cilët kanë parë babain e tyre të shembet në tokë, pas plumbave që morri nga arma e përdorur prej Sinanaj.
Për këtë vrasje, Sinanaj ka marrë 35 mijë euro, ndërkohë që policia nuk arriti të gjejë asnjë provë kundër tij. Sinanaj, ka pohuar se ekzekutimin e kishte përgatitur për gati një javë duke studjuar terenin, dhe menduar vendin se ku do të vriste Agron Çelën. Dhe pikërisht ka zgjedhur kur ai po kthehej me makinë në banesën e tij, pasi kishte konsumuar një kafe me fëmijët e tij, në një nga lokalet e Vlorës.
Redaksia Online
(o.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com