Sindikalistët në protestë në Kosovë, kërkesa kryesore: Ndarja e 100 eurove për punëtorët

Sindikalistët në protestë në Kosovë, kërkesa kryesore: Ndarja e 100 eurove për punëtorët

Grevë e sindikatave në Kosovë

Greva e sindikalistëve në Kosovë do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave, thanë në një konferencë për media më 30 gusht përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK). Ata i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të zgjedhë dialogun, e jo siç thanë, “shantazhet e kërcënimet”.

Rrahman Jashari, i cili është edhe kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit në Kosovë, tha se Qeveria e Kosovës po tenton “të ngufatë zërin” e grevistëve, teksa shtoi se janë duke u konsultuar me ekipet ligjore për mundësinë e ngritjes së padisë ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Ky koment i Jasharit vjen një ditë pasi ministri Murati, tha se punëtorët e sektorit publik, të cilët janë në grevë nga 25 gushti, nuk do të marrin pagën e plotë nga Qeveria e Kosovës.

“Për 5 ditë pune i bie rreth 90 euro minus këtë muaj [në pagë]”, tha Murati më 29 gusht, gjatë një konference për media.

Por, sindikalistët thanë se Qeveria e ka për obligim të paguajë pagat e punëtorëve gjatë grevës. Jashari tha se greva mund të ndalet nëse Qeveria plotëson kërkesat e tyre dhe sërish i bëri thirrje ekzekutivit që të takohet me përfaqësuesit e sindikalistëve për të gjetur një zgjidhje. Që nga 25 gushti, në grevë janë mësimdhënësit, edukatorët në kopshtet publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës.

Kërkesa kyçe e sindikatave të këtyre punëtorëve, drejtuar Qeverisë së Kosovës, është ndarja e nga 100 eurove për punëtorët, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat.

Jashari tha se nisja e vitit të ri shkollor më 1 shtator do t’i gjejë “nxënësit në shtëpi, e mësimdhënësit në grevë”, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Së fundmi, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka hartuar Projektligjin për pagat. Ky projektligj duhet të kalojë në procedurat e konsultimeve paraprake e publike dhe, pas miratimit në Qeveri e Kuvend, të publikohet në Gazetën./REL

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni