Sindikata e Arsimit dhe konfederata e arsimit deklaron se në këtë fillim viti të ri shkollor, u kanë mbërritur me dhjetëra ankesa nga mësues, në zona të ndryshme të vendit, të cilët kanë qenë pre e lëvizjeve masive, nga një shkollë në tjetrën dhe shpesh herë me ulje, pra nga një gjimnaz në një shkollë 9-vjeçare. Duke shkelur, sipas sindikatave të arsimit, në mënyrë flagrante kontratën kolektive që disiplinon këtë proces, por edhe duke mos përfillur as standardet e lëvizjes së mësuesve që përcaktohen në ligjin e ri e arsimit parauniversitar. “Sipas të gjithave ligjeve në fuqi, ndryshimi i vendit të punës ose thjeshtë transferimi i punëmarrësit, në rastin konkret i një mësuesi, nga një vend pune në një tjetër, nga një shkollë në një tjetër, ekziston vetëm si përjashtim i rrallë, ndërsa kriteret konkrete, por edhe taksative janë të përmbledhura në kontratën kolektive të punës të nënshkruar midis ministrisë së arsimit dhe sindikatave”, - ka shpjeguar kreu i sindikalistëve, Xhaferr Dobrushi. Më tej ai ka shpjeguar se, sipas nenit 5 të kontratës kolektive, ndryshimi i vendit të punës bëhet në dy raste: Me kërkesën e punëmarrësit dhe me mbështetjen e sindikatës ku ai bën pjesë, për të përmirësuar kushtet e punës dhe të jetesës si dhe me inciativën e punëdhënësit (neni 5, pika 3): Vetëm për nevoja madhore në arsim dhe kjo për një kohë të caktuar, në çdo rast brenda territorit të njësisë arsimore; Për t’u sistemuar në një shkollë tjetër, kur numri i nxënësve bie në shkollën ku mësuesi punon dhe është e mundur ti gjendet një punë në një shkollë tjetër; Për vepra që dënohen nga lidhi ose thyerje të rënda të kontratës kolektive të punës. “Në të dy rastet e para njoftimi i bëhet të interesuarit dhe sindikatës ku ai bën pjesë me shkrim 30 ditë më parë”, - thonë sindikalistët.
Rastet
Ata kanë përmendur edhe raste konkrete nga u kanë mbërritur ankesat më të shumta. “Në Has, mësuesit më të mirë që janë diplomuar në Universitetin e Tiranës, që kanë punuar për rreth 15 vjet në gjimnazin e vetëm të këtij rrethi, pa asnjë motivim ligjor apo kontraktual, transferohen në një shkollë komune.
Në këtë transferim përfshihet edhe kryetari i sindikatës së gjimnazit. Në Mallakastër, përveçse kërcënohen drejtuesit sindikalë, shumë mësues të shkollave 9-vjeçare, me kualifikim të njëjtë. Lëvizin nga vendbanimi i tyre, nga një cep te tjetri, ndërsa një tjetër mësuese, lëvizet nga ana e kundërt me vendbanimin e saj duke e çuar rreth 2 orë larg. Veprime të kësaj natyre po kryhen edhe në Devoll e Gramsh. Në Librazhd, në fshatra të caktuara ka rënie të numrit të nxënësve, mbeten jashtë kuadrit mësues me arsim përkatës, të punësuar në mënyrë definitive dhe mbahen në punë të tjerë që nuk plotësojnë kriteret. Lëvizje të tilla nga puna, veçanërisht nga gjimnazet e mësuesve të aftë dhe zëvendësimi i tyre me kandidatë që nuk kanë këto kualitete, humb besimin te shkollat dhe është në kundërshtim me parimet e ligjit të ri, për rritjen e cilësisë në mësimdhënie”, - kanë përfunduar sindikalistët.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com