Sindikata: Minatorëve pensioni në
55 vjeç, 457 të vdekur në galeri

TIRANE- Mosha e pensionit për minatorët të jetë 55 vjeç, nga të cilët 12.5 vite nën tokë dhe 12.5 vite mbi tokë. Kjo ka qenë kërkesa e Sindikatës së Pavarur të Shqipërisë drejtuar qeverisë ndërsa kanë theksuar se nevojitet edhe përmirësimi i kushteve në ambientet e nëntokës ku minatorët punojnë si dhe futja e teknologjive bashkëkohore. Të gjitha këto kërkesa do ti përcillen kryeministrit Rama por edhe strukturave të tjera përgjegjëse për të gjetur një zgjidhje brenda mandatit të kësaj qeverie. “Përsëris edhe njëherë kërkesën e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë dhe Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë për uljen e moshës së pensionit të minatorëve shqiptarë në 55 vjeç me 25 vjet punë, nga këto 12, 5 vjet në nëntokë dhe 12, 5 vjet në sipërfaqe. 

Kërkojmë që kjo të jetë në qendër të vëmendjes së Qeverisë” ka theksuar Gëzim Kalaja, kryetar i sindikatave të pavarura të Shqipërisë. Ky i fundit ka theksuar se punëtorët e nëntokës janë të rrezikuar nga një sërë helmesh të cilat kanë efekte negative në shëndetin e tyre ndaj edhe është e nevojshëm ky reduktim i moshës dhe kohës së punës. “Do kërkojmë që rritjet koncensionare të jenë në raport me investimet, teknologji e cila përmirëson ndjeshëm çështjet e sigurimit teknik. Të kontrollohen minierat e braktisura dhe ato që janë në konservim, të merren masa për bllokimet e tyre që të mos rrezikohet jeta e njerëzve.

Të pajiset reparti i shpëtimit  me  aparaturat e inspektim-shpëtimit  dhe mjete lëvizëse bashkëkohore"-tha Kalaja. Ndërkohë të dhënat tregojnë se deri më tani në minierat e vendit kanë humbur jetën mbi 457 persona. Duke parë këto shifra drejtuesit e sindikatave kanë theksuar se muajin e ardhshëm duhet të nisin edhe bisedimet me të gjitha grupet e interesit, duke përfshirë edhe kompanitë e huaja që kanë punësuar me qindra minatorë në mbarë vendin. ndërkohë që vetëm pak ditë më parë ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj gjatë inspektimit të një prej minierave në vend ka theksuar se kryeministri Rama ka urdhëruar për ngritjen e një grupi pune ku të përfshihen edhe sindikatat dhe të nisë kalkulimi se cili do të jetë efekti në skemën e sigurimeve shoqërore për uljen e moshës së pensionit të minatorëve. “Mbështes publikisht kërkesën e Gëzim Kalasë për uljen e moshës së pensionit të minatorëve.

Ai ka shumë të drejtë. Kjo është jo vetëm një gjë e premtuar, por dhe një gjë e drejtë që duhet bërë” ka theksuar ministri Veliaj pak ditë më parë. Sipas tij, grupi i punës do të nisë diskutimet përpara se të fillojë procesi i reformës së pensioneve në vend.
 

Shkrimi u publikua sot (30.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen