Sinead O’Conor tenton vetvrasjen

Sinead O’Conor tenton vetvrasjen
E zhgënjyer nga divorci i fundit, këngëtarja Sinead O’Conor ka tentuar disa herë t’i japë fund jetës. Sipas gazetës britanike “The Sun” artistja brenda një javë ka tentuar dy herë të vrasë veten, por falë ndihmës së të afërmve ajo ka shpëtuar dhe shkaku kryesor është pikërisht stresi që e ka pushtuar vetëm pak ditë pas ndarjes nga burri i saj. “Ndoshta Zoti më do këtu, por nuk e kam të qartë përse”, ka thënë këngëtarja, ndërsa pas kësaj kanë vërshuar një lumë pyetjesh në faqen e saj në Twitter mbi gjendjen e saj emocionale. Ndërsa ka premtuar një rikthim sërish në muzikë, duke mbyllur gjithë komunikimin me fansat e saj, O’Conor ka pasur edhe një pyetje të fundit drejtuar fansave të saj “Ju lutem më ndihmoni, a njihni një psikiatër të mirë me qëllim që të dal nga kjo situatë?”.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat